KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare/ Shqipëria ngjitet në grupin B, Italia jashtë çerekfinaleve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare/ Shqipëria ngjitet në grupin B, Italia jashtë çerekfinaleve
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare/ Shqipëria ngjitet në grupin B, Italia jashtë çerekfinaleve

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 9:41 am
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kuqezinjtë sigurojnë vendin e parë në grupin C1 dhe rikthimin në Ligën B, ndërsa në Ligën A dhe B gara për çerekfinalet, ngjitjen dhe mbijetesën mbetet e hapur. Shorti i fazës eliminatore zhvillohet më 20 nëntor.

Fitorja 0-2 në Budapest ndaj Bjellorusisë ka vulosur një nga objektivat më të rëndësishëm të këtij edicioni për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë e mbyllin grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, duke siguruar ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm. Shqipëria e përfundon kështu fazën e grupeve me pesë fitore dhe vetëm një humbje në gjashtë takime. Bilanci është veçanërisht domethënës duke pasur parasysh se kundërshtari që e ndjek në renditje, Bjellorusia, mbetet me 10 pikë. Kjo do të thotë se diferenca mes dy skuadrave është pesë pikë dhe fitorja në Budapest i dha fund çdo diskutimi për kreun e grupit.

Edhe Finlanda e mbylli me fitore, duke mposhtur San Marinon 7-2, por kjo nuk ndryshoi asgjë për sa i përket objektivit të Shqipërisë. Bjellorusia mbetet në vendin e dytë dhe do të ketë mundësinë të luajë për ngjitjen përmes fazës së play-off-it, sipas pozicionit përfundimtar dhe skemës së kompeticionit.

Për Shqipërinë, rëndësia e këtij suksesi shkon përtej tri pikëve të fundit. Pas eksperiencës në Ligën B në edicionin e kaluar, kuqezinjtë rikthehen një nivel më lart dhe do të përballen me kundërshtarë më të fortë në edicionin e ardhshëm. Njëkohësisht, përfundimi në vendin e parë i jep skuadrës së Rolando Maran një mbyllje pozitive të këtij cikli dhe konfirmon realizimin e objektivit të vendosur në fillim të kompeticionit.

Liga A, dy përballje të forta dhe ndryshime në renditje

Grupi A1 – i përfunduar

Një nga rezultatet më të rëndësishme të mbrëmjes erdhi nga Belgjika, që mposhti Italinë me rezultatin 4-1. Një fitore bindëse, e cila i jep Belgjikës një pozicion të fortë në garën për çerekfinalet. Franca gjithashtu e mbylli me fitore, duke mundur Turqinë 2-1. Në këtë mënyrë, grupi A1 përfundon me Francën dhe Belgjikën në dy pozicionet e para, ndërsa Italia mbetet jashtë dy vendeve që sigurojnë çerekfinalet. Për italianët, disfata në ndeshjen vendimtare është një goditje e rëndësishme, sidomos pas fitores 3-1 ndaj Francës në xhiron e kaluar.

Grupi A3 – i përfunduar

Spektakël në duelin mes Spanjës dhe Anglisë, ku triumfuan miqtë me rezultatin 3-2. Një fitore që i jep Anglisë kreun e grupit, pas një përballjeje ku të dyja skuadrat konfirmuan se janë ndër pretendente kryesore për trofeun. Në takimin tjetër, Kroacia mposhti Çekinë 2-1, duke e mbyllur grupin me një fitore, por pa arritur të ndryshojë fatin e saj në renditje. Spanja dhe Anglia përfundojnë me nga 15 pikë, ndërsa Anglia merr vendin e parë falë kritereve të renditjes në rast barazimi.

Në grupin A2, Holanda ka bërë një hap shumë të rëndësishëm pas fitores së jashtëzakonshme 7-0 ndaj Greqisë. Megjithatë, vendimi përfundimtar për kreun dhe çerekfinalistin tjetër do të vijë nga ndeshja Gjermani–Holandë, që luhet më 16 nëntor.

Ndërkohë, në grupin A4, gara është ende e hapur. Portugalia pësoi një humbje të rëndë 1-4 ndaj Danimarkës, duke komplikuar pozitat e saj, ndërsa Norvegjia dhe Danimarka mbeten në garë për pozicionet përfundimtare. Ndeshjet e fundit të këtij grupi luhen më 17 nëntor.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Huthët dhe Irani vijojnë sulmet
Artikulli tjetër Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit, se i gjithë rajoni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.