KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mashtrime me monitorimin e ajrit në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mashtrime me monitorimin e ajrit në Shqipëri
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Mashtrime me monitorimin e ajrit në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2026 11:05 am
192 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka në letër një rrjet prej 59 stacionesh për monitorimin e ajrit urban, por aktualisht monitorimi është kryer vetëm në 9 stacione, të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe disa qytete të mëdha. Kjo diferencë mes kapacitetit të projektuar dhe atij real e bën vitin 2026 një test të rëndësishëm për zbatimin efektiv të sistemit të monitorimit të mjedisit.

Për vitin 2026, qeveria ka miratuar Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit, një dokument që në letër premton matje sistematike të ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit në të gjithë territorin. Por, në thelb, a do të funksionojë realisht rrjeti i monitorimit dhe a do të bëhen publike të dhënat me transparencë të plotë?

Sipas programit, monitorimi i ajrit urban do të përfshijë ndotësit kryesorë si PM10, PM2.5, benzeni, oksidet e azotit, dioksidi i squfurit, ozoni dhe monoksidi i karbonit, si dhe metalet e rënda si plumbi, arseniku etj.

Në fushën e zhurmave, rrjeti kombëtar përbëhet nga 67 stacione monitorimi, ndërsa aktualisht monitorohen 11 qendra urbane me 43 stacione. Matjet do të kryhen me cikël 14 ditor dhe 24 orë për të vlerësuar ekspozimin e popullsisë ndaj niveleve akustike ditën dhe natën.

Programi përfshin edhe monitorimin e ujërave sipërfaqësore, liqeneve, lagunave, ujërave bregdetare dhe ujërave nëntokësore, me tregues si përqendrimi i lëndëve të ngurta të tretura dhe pezull, oksigjeni i tretur, fosfori total, metalet e rënda dhe substancat prioritare sipas legjislacionit në fuqi. Për ujërat sipërfaqësore përcaktohet frekuencë monitorimi periodike sipas baseneve dhe tipologjisë së ujit.

Në program përfshihet gjithashtu inventari vjetor i shkarkimeve në ajër sipas sektorëve të ekonomisë, përfshirë industrinë, energjinë, transportin dhe shërbimet, në përputhje me metodologjitë ndërkombëtare të konventës për ndotjen ndërkufitare të ajrit. Do të monitorohen edhe shkarkimet e gazeve me efekt serrë për periudhën 2020 deri në 2030.

Dokumenti përfshin monitorimin e biodiversitetit dhe pyjeve, përfshirë rrjetin e sipërfaqeve provë për specie të kërcënuara, monitorimin e shpendëve migratorë, faunës së egër dhe zonave të mbrojtura, si dhe monitorimin e zonave me përqendrime të larta të kimikateve dhe metaleve të rënda.

Një element tjetër i rëndësishëm është se të dhënat e mbledhura do të përpunohen dhe do të pasqyrohen në Raportin e Gjendjes së Mjedisit për vitin përkatës, duke shërbyer si bazë për raportim ndaj Agjencisë Europiane të Mjedisit dhe për hartimin e politikave kombëtare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konflikti në Lindjen e Mesme mund ta çojë urinë globale në nivele rekord
Artikulli tjetër Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.