KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë
AnalizeOpinionSocialeZhvillim

Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2024 7:46 pm
107 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shumica e sipërfaqes së tokës në botë po thahet dhe aftësia e bimëve dhe kafshëve për të mbijetuar po shkatërrohet, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar të hënën. Raporti u publikua gjatë një takimi të nivelit të lartë të OKB-së që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite. Takimi po shqyrton rritjen e temperaturave nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, shpyllëzimi dhe mungesa e ujit që po kthen tokat dikur pjellore në shkretëtirë.

Gjatë takimit në Riad, që filloi javën e kaluar dhe do të përfundojë të premten, vendet po diskutojnë se si mund ta ndihmojnë botën të përballet me thatësirën dhe problemin e degradimit të tokës.

Një raport i Kombeve të Bashkuara ngre këmbanat e alarmit mbi shkatërrimin e tokës pjellore në të gjithë globin.

Raporti zbuloi se mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës përjetoi një thatësirë më të lartë nga viti 1970 deri në vitin 2020 sesa periudha e mëparshme tridhjetëvjeçare.

Sergio Vicente-Serrano është një nga autorët kryesorë të raportit.

“Rreth 2.2 miliardë njerëz jetojnë në tokë të thatë. Duke pasur parasysh evolucionin e parashikuar të popullsisë dhe të thatësirës, parashikohet që numri i njerëzve që do të preken nga thatësia do të shkojë në mbi 4 miliardë”, thotë Sergio Vicente , një nga bashkëautorët e raportit Serrano.

Rritja e numrit të njerëzve që do të preken nga thatësia do të vazhdojë, nëse vazhdojnë prirjet e ngrohjes globale. Kjo përfshin pjesën më të madhe të Evropës, një pjesë në perëndim të Shteteve të Bashkuara, pjesë të Brazilit, Azisë Lindore dhe Afrikës Qendrore.

Sipas zotit Vicente-Serrano atmosfera nxehet për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit që lëshojnë gaze që ngrohin planetin dhe kjo rrit avullimin nga toka. Kjo ul sasinë e ujit për njerëzit, bimët dhe kafshët, duke e bërë më të vështirë mbijetesën.

“Nga vëzhgimet, ne mund të shohim se ngrohja globale ka qenë faktori kryesor që shpjegon prirjet e thatësisë në dekadat e fundit. Reshjet nuk po ndryshojnë shumë në shkallë globale. Por rritja e madhe e temperaturës ka shkaktuar rritje të madhe të avullimit atmosferik”, thotë zoti Vicente Serrano, një nga autorët e raportit.

Bujqësia është veçanërisht në rrezik, për shkak të një toke më të thatë që është më pak produktive dhe dëmton si rendimentet ashtu edhe sasinë e ushqimit për bagëtinë, thuhet në raport. Kjo mund të çojë në pasiguri ushqimore për komunitetet në mbarë botën.

Thatësia e skajshme gjithashtu shkakton më shumë migrim, sepse reshjet e çrregullta, toka e degraduar dhe mungesa e shpeshtë e ujit e bëjnë më të vështirë për rajonet ose vendet të përmirësojnë ekonominë, thuhet në raport.

 

Marrë nga VOA(Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Partia në pushtet, nën kontroll të gjitha institucionet, vijojnë protestat në Gjeorgji
Artikulli tjetër Briken Calja renditet i katërti në Botërorin e peshngritjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.