Aleanca për Gazetarët Shqiptarë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpalljen si anti-kushtetues të vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e paltformës sociale ‘TikTok’.
Kreu i AGSH-së, Isa Myzyraj, në një deklaratë për mediat u shpreh se ka besim se anëtarët e Gjykatës nuk do ta legjitimojnë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale.
“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”,-tha Myraj.
“Kemi depozituar kërkesën për propozim të papajtueshëm për vendimin e KLP-së. Vendimi është justifikuar si i marrë pas një ngjarjeje të rrezikshme. Cënon rëndë lirinë e shprehjes dhe atë ekonomike. Cënon parimet dhe të drejtat. Ato mund të kufizohen vetëm në bazë të interesit publik, por rezulton se vetëm është argumentuar dhe nuk është provuar në VKM. Edhe nësë ndodh cënimi i interesit publik, kufizimi duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar. Mbyllja duhet të ishte masa e fundit. Duhej garantuar interesi publik. Në kërkesën e depozituar, kemi kërkuar edhe pezullimin e zbatimit t saj”,-tha drejtuesi i CLE.
Marrë nga CNA.al