KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më shumë vajza përfundojnë studimet e larta, por hendeku gjinor i pagave vijon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Më shumë vajza përfundojnë studimet e larta, por hendeku gjinor i pagave vijon
AnalizeFinanceFokusSociale

Më shumë vajza përfundojnë studimet e larta, por hendeku gjinor i pagave vijon

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2024 1:59 pm
175 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Hendeku gjinor në rritje në arsimin universitar, mund të rezultojë të jetë një nga tendencat më transformuese të kohës sonë. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që përfundojnë studimet e larta në krahasim me djemtë. Kjo tendencë pasqyron përpjekjet e suksesshme për të nxitur pjesëmarrjen e grave në arsim, duke sfiduar stereotipet tradicionale gjinore dhe barrierat socio-kulturore.

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi në arsim, hendeku gjinor në paga mbetet i dukshëm. Gratë, edhe pse të arsimuara, vazhdojnë të përballen me sfida në tregun e punës, ku shpeshherë paguhen më pak se kolegët e tyre burra për të njëjtën punë ose detyra të ngjashme. Sipas të dhënave më të fundit të Instat, 21.4% e mbi 25 vjeçarëve kanë arsim të lartë, kundrejt 18.3% të djemve.

Sipas pedagoges Alba Ramallari kjo tendencë lidhet me disa arsye. Sipas saj, familjet shqiptare kanë më shumë tendencë të mbështesin vajzat për të ndjekur arsimin e lartë, duke i parë ato si investim për të ardhmen e familjes, sidomos nëse djemtë janë më të angazhuar në punë praktike apo janë në emigracion.

Sociologia Eris Dhamo thotë se, edhe pse vajzat po përfitojnë më shumë nga mundësitë arsimore dhe madje përfundojnë me rezultate më të larta në shumë fusha, ata vazhdojnë të përballen me diskriminim në tregun e punës.

Ky diskriminim shfaqet në forma të ndryshme, duke përfshirë zgjedhjen e profesionit, barrierat për avancim në karrierë, dhe rolet tradicionale gjinore që shpesh detyrojnë gratë të marrin më shumë përgjegjësi në kujdesin familjar.

“Këta faktorë ndikojnë që gratë të mos përfitojnë në të njëjtën mënyrë si burrat nga arsimi i tyre, duke rezultuar në paga më të ulëta dhe më pak mundësi avancimi profesional, pavarësisht përgatitjes akademike.”-thotë znj. Dhamo.

Eksperti i karrierës Erion Muça thotë ndërhyrjet që synojnë përmirësimin e këtyre pabarazive duhet të përqendrohen jo vetëm në sigurimin e mundësive të barabarta arsimore, por edhe në krijimin e një tregu pune që shpërblen drejtësisht arritjet dhe aftësitë, pavarësisht gjinisë. “Kjo kërkon ndryshime në politikat e punësimit, praktikat e rekrutimit dhe vlerësimin e pagave, për të garantuar që suksesi arsimor i vajzave të përkthehet në sukses profesional dhe ekonomik.”-thotë z. Muça.

Arsimi jo vetëm që zgjeron horizontet, ai gjithashtu ofron fuqi të madhe ekonomike dhe të diplomuarit mund të presin, mesatarisht, të fitojnë rreth një milion dollarë më shumë gjatë karrierës së tyre sesa të diplomuarit e shkollave të mesme, sipas një studimi nga Qendra Universitare Georgetown në SHBA.

Gratë paguhen 6.2% më pak se burrat

Në vitin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me vitin e kaluar, mesatarisht paga është rritur me 14%.

Një mashkull paguhej mesatarisht 72.7 mijë lekë në muaj, ose 14% më shumë se një vit më parë.

Femrat vijojnë të paguhen më pak sesa meshkujt. Paga mesatare e tyre në 2023 ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, në të njëjtat nivele me vitin e mëparshëm, por e përkeqësuar në krahasim me 2021, kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Traumat e Covid-it, truri i adoleshentëve u plak me katër vjet
Artikulli tjetër Vrasje në Roskovec, Altin Kuka vret dy familjarët, vetëdorëzohet në Polici

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.