KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Metamorfoza e Erion Ahmetit, nga betonieret në “xhandar” të Korçës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Metamorfoza e Erion Ahmetit, nga betonieret në “xhandar” të Korçës
AnalizeFokusKryesoreSociale

Metamorfoza e Erion Ahmetit, nga betonieret në “xhandar” të Korçës

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 11:26 am
258 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Drejtori aktual i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, është shndërruar në një “xhandar” në qytetin juglindor, teksa skandalet e njëpasnjëshme në Doganën e Kapshticës as nuk ia kanë prishur terezinë.

Natyrisht, e kaluara në Tiranë e Ahmetit, i cili njihet si “polici i betoniereve”, e ka bërë më të fortë, ku sëbashku me disa drejtorë të tjerë të Policisë së Shtetit, kanë krijuar një “klan”. Nëse më parë në polici njihej “grupi çiftelia”, tashmë Ahmeti dhe shumë të tjerë njihen si “klani i Fushëbardhës”, një fshat mes Gjirokastrës dhe Delvinës, i cili çuditërisht ka nxjerrë shumë drejtor policie.

Me këto lidhje, por edhe me suportin e bashkëshortes gjyqtare, Alma Ahmeti, “xhandari” i Korçës është bërë i paprekshëm, duke i shërbyer klanit dhe atyre që e emëruan si drejtor në juglindje.

Karriera e Erion Ahmetit është endur më së shumti në Policinë Rrugore. Në deklaratat e pasurisë së bashkëshortes gjyqtare, të hulumtuara nga VoxNews, Ahmeti ka pasur një rrogë modeste, pavarësisht në media shfaqej me orë dhe veshje shumë të shtrenjta.

Ai ka qenë polic dhe oficer policie në Korçë, ku ka qëndruar disa vite. Më pas është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sërish në seksionin e Policisë Rrugore. Është transferuar në Berat dhe më pas në Tiranë.

Për një kohë të gjatë, ai ka shefi i rrugores në Tiranë, ku më së shumti njihet për “miqësinë” me ndërtuesit, duke lejuar betoniere të lëviznin lirisht në çdo orë të ditës në kryeqytet. Megjithëse kufizimet e lëvizjes ishin miratuar, ai i shpërfilli çdo vendim.

Suporti i tij në Policinë e Shtetit ishte ish-drejtori Ardi Veliu, por largimi i tij solli edhe shkarkimin e vetë Ahmetit. Në tetor të vitit 2021 ai u largua nga drejtimi i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, madje disa kohë para se të largohej pati edhe përplasje me aktorë dhe personazhe publike, të cilët e akuzuan për “përndjekje”.

Emërimi i Ervin Hoxhës në krye të Ministrisë së Brendshme solli edhe “provime” për drejtor policie dhe shefa komisariatesh. Procesi pati shumë diskutime, pasi me këtë vendim Hoxha solli në krye të Policisë së Shtetit të preferuarit. Fillimisht, hapi konkurs për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku në fund “fitoi” Ilir Proda.

Më pas hapi konkurs për Drejtor të Drejtorive Rajonale, ku u shpallën 12 fitues. Normalisht, “klani i Fushëbardhës” hyri në lojë, pasi një ish-drejtor Ardi Veliu dhe drejtori i emëruar Ilir Proda u futën “mik” për Erion Ahmetin. Të tre janë me origjinë nga Fushëbardha, teksa më pas dikush ka jetuar në Delvinë dhe të tjerë në Sarandë.

Çuditërisht, Erioni i betoniereve para konkursit mori gradën “drejtues”, çka e lejoi të konkurronte për “Drejtor Policie”. Pa asnjë përvojë në luftën kundër krimit, ai arriti të dalë fitues, përpara emrave që kanë vite në gradë të lartë dhe që kanë dhënë kontribut në Policinë e Shtetit. Ahmeti mori më shumë pikë se sa Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Altin Qato e të tjerë, funksionarë me përvojë në Policinë e Shtetit.

Natyrisht kjo renditje ishte një tjetër pikëpyetje mbi procesin e rekrutimit të drejtorëve. Ende sot është e paqartë se cilat ishin cilësitë, kriteret apo vjetërsia që  e kanë renditur me pikë më shumë se zyrtarë të tjerë policorë. Por, begraundi i betoniereve, lidhja me gjyqësorin apo edhe “klani” e katapultuan në një nga Drejtoritë më elitare të Policisë së Shtetit, në Korçë.

Ai u rikthye në juglindje, jo si oficer qarkullimi por si drejtor, duke vendosur edhe “ligje” të brendshme, ku kërkon që çdokush t’i bindet.

Megjithatë, zullumet kanë filluar ti dalin në shesh, teksa Dogana e Kapshticës është bërë si han pa porta. Pak kohë më parë, në redaksinë e VoxNews mbërritën informacione se punonjës të Policisë së Shtetit “lejojnë” një mori parregullsish.

Kjo u vërtetua edhe kur Policia e Korçës njoftoi se drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, dy specialistë në këtë drejtori dhe 3 doganierë të Kapshticës janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Disa doganierë, në bashkëpunim me policët, shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore.

Megjithatë, duket se policia ka prerë vetëm disa degë të korrupsionit duke lënë pa cënuar trungun dhe rrënjët.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrës, Këshilli Bashkiak i jep OK rrafshimit të pyjeve për resortin e ri në Gjirin e Lalzit
Artikulli tjetër Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin e Lushnjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.