KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë “Eco-Elb”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë “Eco-Elb”
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë “Eco-Elb”

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 9:03 am
211 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi kontratën e re me shoqërinë e menaxhimit të mbetjeve “Eco-Elb”, vetëm me votat e maxhorancës dhe nën kundërshtitë e forta të këshilltarëve opozitarë.

Kontrata e re një-vjeçare parashikon sërish që Bashkia e Elbasanit do të paguajë tarifën 2600 lekë për depozitimin e çdo toni mbeturina në landfill, ndërkohë që kompania publike “Eco-Elb” nuk ka kryer thuajse asnjëherë incenerimin e mbetjeve, pasi impianti i djegies së tyre (inceneratori) është tërësisht jo-funksional.

Prej vitit 2022, kur kompania “Eco-Elb” mori në dorëzimin landfillin dhe inceneratorin skarco të Elbasanit nga shoqëria koncesionare “Albtek Energy”, bashkia e Elbasanit dhe gjashtë bashkitë e tjera të qarkut kanë paguar tarifën 2600 lekë për ton, në të cilën përfshihej depozitimi, përpunimi dhe incenerimi i mbetjeve urbane, ndërkohë që procesi i fundit nuk është kryer asnjëherë.

Pasi opozita ka ngritur zërin shpesh për pagesën e fryrë, për shkak të mungesës së inceneratorit, Bashkia e Elbasanit dhe “Eco-Elb”, në vitin 2025, hoqën termin “incenerim” nga kontrata, por gjithësesi tarifa nuk ndryshoi, duke krijuar dyshime se krijon peshë financiare abusive ndaj qytetarëve.

Kryekëshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Bianka Çopja, është e bindur se Bashkia e Elbasanit ka kryer abuzime të rënda financiare nëpërmjet kontratës me “Eco-Elb” shpk, ndërmarrja e drejtuar nga Leli Kaja, i emëruar në atë pozicion nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Çopja ka kërkuar prej mëse dy vitesh informacion zyrtar nga Bashkia e Elbasanit për situatën financiare të “Eco-Elb”, si edhe “të bëj transparencë të plotë mbi dëmin financiar të shkaktuar  nga moszbatimi i kontratës nga ana e shoqërisë, të ndërpres pagesat për shërbimet e pakryera, si dhe konstatimin e paligjshmërisë së mosveprimit të Bashkisë Elbasan në mbrojtje të interesave financiare dhe publike”.

Përballë heshtjes së plotë nga Bashkia e Elbasanit, këshilltarja opozitare i është drejtuar Gjykatës Administrative të shkallës së Parë, Tiranë, në të cilën kërkohet që të detyrohet Bashkia e Elbasanit që të japë informacionin e kërkuar dhe, mbi të gjitha, të urdhërohet pezullimi i pagesave, të konsideruara “abusive” për inceneratorin jo-funksional të qytetit.

Padia: Të ndalen pagesat abuzive

Gjyqtari Hazbi Balliu është shortuar për të shqyrtuar padinë e zonjës Çopja kundër Bashkisë së Elbasanit, të dorëzuar në 25 mars 2026.

Kërkesat që këshilltarja demokrate i drejton Gjykatës mund të ndryshojnë tërësisht rrjedhën e pagesave abuzive, në rast se trupa gjykuese do t’i vlerësojë të drejta.

Sipas dokumentit, të siguruar nga “Boldnews.al”, paditësja ka të paktën tre kërkesa kryesore:

– Detyrimin e palës së paditur, Bashkia Elbasan, në cilësinë e Autoriteti Publik, për të rishikuar menjëherë marrdhënien kontraktore dhe konstatimin e pavlefshmërisë së kontratave për vitet 2022, 2023, 2024, e në vazhdim për menaxhimin e mbetjeve ndërmjet Bashkisë Elbasan dhe shoqërisë “Eco-Elb” sh.a., për sa i përket procesit të incenerimit dhe trajtimit–seleksionimit në burim  të mbetjeve, si procese të cilat nuk janë kryer nga shoqëria Eco-Elb sha.;

– Detyrimin e palës së paditur Bashkia Elbasan, në cilësinë e kontraktorit (Klientit) të bëj transparencë të plotë mbi dëmin financiar të shkaktuar  nga moszbatimi i kontratës nga ana e shoqërisë, të ndërpres pagesat për shërbimet e pakryera, si dhe konstatimin e paligjshmërisë së mosveprimit të Bashkisë Elbasan në mbrojtje të interesave financiare dhe publike; si edhe:

– Detyrimi i palës së paditur për të ndërmarrë veprime ligjore për të nisur procedurat për rikuperimin e dëmit ekonomik dhe kthimin e fondeve publike të paguara padrejtësisht për shërbime të pakryera;

Sipas paditëses, situata është emergjente dhe, për këtë arsye, ajo ka një kërkesë shtesë në padi, ku kërkon nga Gjykata Administrative që të marrë masën e sigurimit të padisë, duke pezulluar çdo pagesë që do të kryhet nga Bashkia Elbasan për “Eco-Elb”, deri në shqyrtimin në themel të rastit.

Çopja: Llatja, zero transparencë për inceneratorin

Paditësja Bianka Çopja informon gjykatën për refuzimin në seri që Bashkia e Elbasanit dhe “Eco-Elb” i kanë bërë asaj personalisht dhe këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të qytetit, për informacionin e kërkuar në rrugë ligjore.

“Pavarësisht kërkesave të paditëses për transparencë dhe për t’u informuar në lidhje me veprimtarinë e impjantit të mbetjeve dhe transparencë mbi shpenzimet financiare, si Autoriteti Kontraktor, ashtu edhe përfaqsuesit e Bashkisë së Elbasanit asnjëher nuk i morën seriozisht dhe nuk dhanë asnjë shpjegim në lidhje me funksionimin e lanfillit të Elbasanit” thuhet në padi.

Duke kujtuar se landfilli i Elbasanit është përfshirë disa herë nga zjarret për shkak të tejmbushjes mbi kapacitetin, këshilltarja Çopja i thotë gjykatës:

“Në cilësinë e këshilltares dhe në ushtrim të funksionit kushtetues e ligjor, në emër të shtatë  këshilltarëve të opozitës së subjektit të Partisë Demokratike, u intensifikua veprimtaria, me qëllim bërjen e transparencës së plotë të veprimeve administrative ligjore dhe u kërkua zyrtarisht informacion për shpenzimet e kryera dhe kopje të kontratës së bërë ndërmjet Bashkisë Elbasan dhe shoqërisë Eco-Elb sh.a, duke ripërsëritur disa herë kërkesën për informacion dhe për informim. Por, sërish, përfaqsuesit e Bashiksë nuk kthyen përgjigje, duke iu shmangur vazhdimisht dhe duke ju ikur përgjegjësive ligjore. Edhe sot e kësaj dite nuk kanë kthyer përgjigje, ç’ka detyroi paditësen t’i drejtohet gjykatës”.

“Inceneratori fantazëm”

Paditësja, në cilësinë e kandidates për anëtare të Këshillit Bashkiak të qytetit të Elbasanit, së bashku me gjashtë kandidatët për këshilltarë të opozitës, thotë se gjatë vitit 2023, ka zhvilluar takime elektorale me banorët e zonës në terren për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre.

Bianka Çopja shkruan në padi se, gjatë takimeve me banorë të cilët jetojnë në afërsi të vend depozitimit të mbeturinave në Elbasan, disa prej tyre u ankuan dhe ngritën shqetësimin se vendbanimi i tyre aty ishte bërë i pabanueshëm për shkak të erës së keqe që vinte nga landfilli. Ndryshe nga demonstrimi i kryer nga Kryetari Bashkisë, njëherazi dhe kandidat për Kryetar Bashkie i qytetit të Elbasanit.

“Qytetarët na informuan se impjanti nuk ka fuksionuar për një kohë të gjatë dhe abuzimet me impjantin e mbetjeve ishte evident për shkak të malit të lartë të mbetjeve dhe po kështu qytetrët na informuan se dhe ndezja e impiantit që bëri Kryetari i Bashkisë ishte për të mashtruar opininonin publik. Një nga qytetarët që mund të ishte punonjës në impjantin e mbetjeve u shpreh se inceneratori nuk punon, atije janë tejkaluar kapacitetet e landfillit dhe mbetjet e riciklueshme shiten privatsisht”, thuhet ndër të tjera në padinë e këshilltares bashkiake, Bianka Çopja.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rrëzohet një aeroplan transporti rus në Krime, 29 të vdekur
Artikulli tjetër SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.