Ministri i Transportit në Turqi, Abdulkadir Uraloglu, u gjobit për shpejtësi tej normave të lejuara pasi publikoi një video ku ai drejtonte “Audin” me 225 km/h në një autostradë, thuajse dyfish mbi kufirin e lejuar.
Pamjet janë filmuar në një zonë rreth 50 kilometra larg Ankarasë, ku limiti maksimal i shpejtësisë është 140 km/h.
Për këtë shkelje, ministri u ndëshkua me një gjobë prej 9,267 lirash turke, afërsisht 280 dollarë. Pas polemikave, kritikave dhe komenteve ironike në rrjete sociale, Uraloglu reagoi duke kërkuar ndjesë publike.
Marre nga Bandicam.com