KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës, që nga viti 2016
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës, që nga viti 2016
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës, që nga viti 2016

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2026 10:26 am
303 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti.

Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 18 janar 2016, Euro arriti nivelin prej 139.48 lekësh, më i larti i atij viti. Me kursin e sotëm, monedha europiane ka humbur 48.76 lekë, ose gati 35% të vlerës së saj kundrejt Lekut.  Me fjalë të tjera, 1 mijë euro, që në janar 2016 vlenin rreth 139.5 mijë lekë, sot këmbehen me vetëm 90.7 mijë lekë, ose 48.8 mijë lekë më pak.

Për vite me radhë, forcimi i Lekut është shpjeguar nga institucionet zyrtare kryesisht me rritjen e turizmit, hyrjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e faktorëve themelorë të ekonomisë. Por historia e rënies së Euros është më e gjatë se bumi turistik dhe jo të gjitha zhvillimet shpjegohen lehtësisht nga treguesit zyrtarë.

Të dhënat e bilancit të pagesave që publikohen nga Banka e Shqipërisë dhe që mat transaskionet e hyrjes dhe daljes së valutës nga burime si emigracioni, turizmi, tregtia e jashtme etj, tregojnë se gjatë periudhës 2016–2022, kur Shqipëria ende nuk kishte hyrë në bumin aktual turistik, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, ndërsa Euro vijoi të humbiste vlerë. Përkeqësimi erdhi kryesisht për shkak të deficitit tregtar, me vendin që u bë gjithnjë e më i varur nga importet ndërsa eksportet u goditën nga rënie e euros. Në vitin 2022, daljet neto të valutës nga vendi ishin rreth 1.1 miliardë euro, apo 37% më shumë se në vitin 2016, por monedha europiane ishte nënçmuar me rreth 13% gjatë së njëjtës periudhë.

Normalisht, një përkeqësim i deficitit të jashtëm do të ushtronte presion për dobësimin e monedhës vendase, jo për forcimin e saj. Megjithatë, në Shqipëri ndodhi e kundërta. Rënia e Euros rezulton se ka pasur një lidhje më të fortë me bumin e lejeve të ndërtimit sesa me numrin e turistëve, të paktën deri në vitin 2024, kur raportohen të dhënat e sakta për lejet. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivele rekord prej 2.1–2.7 milionë metrash katrorë në vit gjatë periudhës 2021–2024, ndërsa Euro vijoi të zhvlerësohej, duke zbritur nga mesatarisht 137.4 lekë në vitin 2016, në 119 lekë në vitin 2022 dhe 100.7 lekë në vitin 2024.

Ndërkohë, përmirësimi i bilancit të pagesave nga prurjet turistike filloi të bëhej i dukshëm vetëm nga viti 2023, kur deficiti i llogarisë korente zbriti në 374 milionë euro. Në vitin 2024, ky deficit u përkeqësua sërish, duke arritur në 610 milionë euro, por Euro humbi edhe 8% të vlerës kundrejt Lekut. Vetëm në vitin 2025, kur deficiti i llogarisë korente u ngushtua në 178 milionë euro, prurjet nga turizmi u kthyen në një faktor më të rëndësishëm që mbështeti forcimin e monedhës vendase.

Për bizneset eksportuese dhe ato që realizojnë të ardhura në Euro, zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane ka ulur të ardhurat e shprehura në Lek, në një kohë kur kostot e brendshme, sidomos pagat, vijojnë të rriten. Nga ana tjetër, konsumatorët nuk kanë përfituar në të njëjtën masë nga ulja e kostove të importeve. Dhjetë vjet pas fillimit të rënies, pyetja mbetet se sa nga kjo ecuri shpjegohet me turizmin dhe faktorët realë të ekonomisë dhe sa me flukse valutore që nuk pasqyrohen plotësisht në statistikat zyrtare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria ka ekonominë më pak të kredituar në rajon
Artikulli tjetër Përplasja për pagat, pasoja për pavarësinë e gjyqësorit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.