KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Naftëtarët e “Bankers Petroleum” zhvendosin protestën në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Naftëtarët e “Bankers Petroleum” zhvendosin protestën në Tiranë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Naftëtarët e “Bankers Petroleum” zhvendosin protestën në Tiranë

Përditësimi i fundit: 25 Tetor, 2025 10:26 am
210 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Prej më shumë se 10 ditësh naftëtarët e Bankers janë në një grevë të përgjithshme pa afat,” tha Kondi Ilia, Koordinator i “Unionit të Sindikatave”.

Në mungesë të ndërhyrjes institucionale për një ndërmjetësim dialogu midis naftëtarëve dhe kompanisë “Bnkers Petroleum”, aktivistë, naftëtarë dhe përfaqësues sindikatash protestuan përpara  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Protesta u thirr nga organizata “Drejtësi Sociale”.

Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë në grevë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

Më tepër se 20 organizata dhe sindikata i drejtuan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, që qeveria të angazhohet në dialog për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve. Ata kërkojnë rritje të fondit të pagavë nga kompania me 18% dhe shpërndarje e këtij fondi kryesisht te pagat e ulëta.

Grevistët kërkojnë sisteme pagash transparent dhe ngitje në detyrë me mërit.

“Çdo zvarritje në zgjidhjen e konfliktit do të cenonte rëndë jetën dhe shëndetin e punonjësve,” u citua në letrën e hapur.

Renato Tahaj, Inxhinier i Sigurimit Teknik “Bankres Petroleum” analizon se “Bnkers Petroleum” nuk mund të shihet vetëm si kompani private , kur ajo shfrytëzon pasurinë e të gjithë kombit.

“Ju keni studentë të përvitshëm nga Fakulteti i Gjeologji- Minierave dhe nëse ju u gjeni një vend pune, përveç këtyre burimeve që i keni dhënë me koncesion, atëherë do isha dakord; Por nëse këto janë kompani që mund të na paguajnë sa të duan, atëherë na gjeni ju punë ku të shkojmë ne,” tha Tahaj.

Protestuesit përmbyllën se nëse nuk ka asnjë reagim, në javën në vijim grevistët do ta zhvendosin revoltën e tyre përpara Kryeministrisë.

Më 22 tetor, në një reagim zyrtarë Bankers Petroleum shpjegoi se një takim i mbajtur nga ata me punonjësit në grevë, nuk shkoi siç ata parashikuan.

Bankeres vijoi se ata nuk jemi në gjendje të miratojmë ndonjë rritje shtesë, për shkak të presioneve të vazhdueshme financiare, duke përfshirë rënien e çmimeve të naftës në 60 dollarë amerikanë për fuçi dhe parashikimet që sugjerojnë një rënie të mëtejshme vitin e ardhshëm dhe gjithashtu një kurs këmbimi të pafavorshëm të dollarit, i cili ka rritur, sipas tyre, kostot lokale me 30%.

Përshkallëzimi i protestës

Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Punonjës të Bankers i thanë gazetarëve të Citizens, në fund të shtatorit që po ndërmjetësonin një marrëveshje.

Por si duket, mos-arritja në një marrëveshje i çoi naftëtarët drejt një përshkallëzimi të rezistencës ndaj kërkesave të tyre, duke nisur një grevë urie, më 15 tetor.

Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare.

Por një hetim i Prokurorisë së Fierit ka nxjerrë në pah se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro. Kompania është aktualisht nën hetim për evazion fiskal.

Deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndryshimi i pritshëm i orës në fundjavë: si, kur dhe nga kush nisi?
Artikulli tjetër Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat rome dhe egjiptiane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.