KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat rome dhe egjiptiane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat rome dhe egjiptiane
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat rome dhe egjiptiane

Përditësimi i fundit: 25 Tetor, 2025 10:28 am
179 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Prej më shumë se tre muajsh anëtarë të pakicave Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri po hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve publike bazë. Arsyeja për këtë situatë është bërë bllokimi i Komisionit të Posaçëm për Pakicat Etnike pas shkarkimit të zëvendësministrit të Brendshëm që e drejtonte atë.

Ky komision institucional i ministrisë shqyrton formularët e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe garanton ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe mos-diskriminimin e tyre. Mosfunksionimi i tij ka pezulluar përfitimet për qindra familje, nga bursat e fëmijëve te përjashtimet nga tarifat e çerdheve, kopshteve dhe bonuset e qirasë.

Sipas aktivistes Jeta Pera, janë grumbulluar mbi 300 formularë vetë-deklarimesh që presin shqyrtim nga komisioni, i cili nuk ka funksionuar pasi në shtator ministrja Albana Koçiu shkarkoi zëvendësministrin Andi Mahila.

“Sapo është emëruar zëvendësministrja e re [Silva Caka] kështu që do të merret kohë të rishikohen, por edhe ato vetë do të duhet të rishikojnë VKM-në për mënyrën e funksionimit të këtij komisioni,” analizoi Pera.

Sipas saj procesi është i ndërlikuar për shumë njerëz, anëtarë të këtyre komuniteteve, të cilët kanë vështirësi në lexim e shkrim. Kjo i përball ata me pengesa në plotësimin e formularëve, çka u kufizon aksesin në shërbimet arsimore dhe sociale.

Pera theksoi për Citizens.al, shqetësimin te vonesa e procesit, pasi komisioni mblidhet vetëm dy herë në vit teksa një formular mund të kërkojë deri në 60 ditë për përgjigje.

“Kjo tani krijon këtë hendekun kohor që ti duhet të presësh shumë kohë, edhe një muaj është një kohë e gjatë që të shkosh të marrësh shërbimin,” vijoi Pera.

Më 23 tetor, pesë organizata që advokojnë për të drejtat e pakicave: “Drejtësi Sociale”, “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”, “Qendra për Advokim Social”, “Qendra TREJA” dhe “Qendra për Fuqizim dhe Organizim Komunitar”, njoftuan një protestë para Ministrisë së Brendshme.

Gentian Sejrani nga organizata “Drejtësi Sociale” u shpreh se komisioni nuk po funksiononte, duke bllokuar çdo përfitim për qytetarët.

“Pa vendimin e komisionit, qytetarët nuk mund të përfitojnë as bursat, as bonuset e qirasë apo përjashtimet nga tarifat e kopshteve” tha ai duke treguar se shqetësimin ia kishin drejtuar ministrisë me një e-mail, por që nuk kishin marrë përgjigje.

Pas njoftimit të protestës, organizatat u ftuan në një takim me zëvendësministren e re Silva Caka, e cila ende nuk ka marrë detyrën si kryetare e Komisionit të Posaçëm.

“Për shkak se nuk donin të kishin njerëz poshtë institucionit, për shkak të imazhit që do ministrja që të mos e ngarkojë me këtë lloj proteste, na kontaktuan në telefon dhe thanë mos e organizoni protestën, por hajdeni të diskutojmë se dhe ne duam ti japim zgjidhje kësaj çështjeje,” tregoi Sejrani.

Sipas Sejranit dhe Perës, nga ana e organizatave janë propozuar dy masa me shtrirje kohore afatshkurtër dhe afatgjatë.

Masa afatshkurtër: Ministria të nxjerrë një urdhër për të detyruar institucionet vendore dhe arsimore që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e këtyre pakicave kombëtare derisa komisioni të bëhet funksional.

Masa afatgjatë: Decentralizimi i procesit të vetëdeklarimit në nivel qarku dhe integrimi i tij në portalin e-Albania për ta bërë më të aksesueshëm.

“Ka nevojë për një lloj decentralizimi që të jetë më pranë qytetarëve, të ketë më shumë lehtësira “, u shpreh Sejrani.

“Integrimi i shërbimit në portalin E-Albania, duke qenë se së fundmi tani në çdo njësi do të jetë një person i dedikuar që do të ofrojë shërbim për qytetarët, do të ofrojë lehtësim dhe romët dhe egjiptianët, të cilët mund të drejtohen drejt tyre për të aplikuar si proces dhe më pas t’i pajisë me një vërtetim tek llogaria e tyre”, u shpreh Jeta Pera.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 26 dhjetor 2024, përkatësia etnike njihet vetëm nga institucionet shtetërore përmes këtij komisioni, duke zëvendësuar praktikën e mëparshme kur vërtetimet jepeshin nga organizatat e shoqërisë civile.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin e qeverisë, komisioni i vetëdeklarimit mblidhet të paktën dy herë në vit, ose sa herë që një e katërta e anëtarëve të tij e kërkon këtë.

Komisioni shqyrton dhe vlerëson formularët e personave që deklarojnë përkatësinë, më pas i pasqyron të dhënat në lista brenda 30 ditëve nga depozitimi i formularëve dhe në raste të veçanta, kur ka dyshime për saktësinë e vetëidentifikimit, kryhen verifikime duke kërkuar të dhëna nga regjistrat civilë.

Vendimi për konfirmimin ose jo të vetëidentifikimit duhet të jepet brenda 60 ditëve nga nisja e verifikimeve e më pas njoftohen personat përkatës. Sipas vendimit të qeverisë, për vendimet e komisionit ka dhe mundësi apelimi.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Naftëtarët e “Bankers Petroleum” zhvendosin protestën në Tiranë
Artikulli tjetër Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë të fshehur në dushe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.