KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërtoi urë personale për motrën! SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërtoi urë personale për motrën! SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin
AktualeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Ndërtoi urë personale për motrën! SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2025 1:44 pm
273 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega, të cilët akuzohen për korrupsion. SPAK e akuzon Islamaj për korrupsion pasi, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën.

Konkretisht në njoftimin zyrtar, thuhet se Islamaj, në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Për këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur dhe biznesmenin Rrok Gega, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë  29.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të  çështjes penale me nr. 15/2026, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gega, akuzuar për  kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës  penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga  neni 259/2 i Kodit Penal”.

2. Në seancën e datës 25.11.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së  Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja  Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 332/dh, pika  1, gërma “a”, 332/ë, 332/gj, pika 1 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 149, datë 25.11.2025,  vendosi: 

I. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket  procedimit penal nr.15, viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

1. Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i  personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 244,  paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penrrok ale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 259,  paragrafi i dytë i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira  në 1 volum hetimor (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e  personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).

IV. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës. Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave. Gega pranon në telefonatë që ura do të ishte dhuratë për motrën e kryetares dhe nuk ishte fare në procedurat e tenderit.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët pesimistë për blerje banese në 2025
Artikulli tjetër Rama pompon miliarda nga paratë e qytetarëve tek miku i tij izraelit dhe Arjeta Puca

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.