KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, bashkia u çon rruspat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, bashkia u çon rruspat
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, bashkia u çon rruspat

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2026 12:14 pm
128 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një ngjarje sa komike aq edhe shqetësuese po ndodh këto ditë në kompleksin IBN, në zonën e ish Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Në vend që Bashkia e Tiranës të kishte ndërhyrë për shtrimin e rrugës në shërbim të banorëve, ajo pritet të dërgojë fadromat për të prishur asfaltin e hedhur nga vetë banorët dhe ndërtuesi i kompleksit, me argumentin se rruga është shtruar pa leje.

Skyweb.al mëson se banorët e kompleksit janë njoftuar së fundmi se nesër mjetet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit do të shkojnë për të prishur segmentin e asfaltuar.

Banorë dhe pronarë biznesesh të zonës i thanë Skyweb.al se prej pesë vitesh i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës me kërkesa për shtrimin e rrugës, por nuk kanë marrë zgjidhje.

Në mungesë të ndërhyrjes nga bashkia, pronari i kompanisë që ka ndërtuar kompleksin, së bashku me banorët, kanë marrë përsipër shtrimin e disa dhjetëra metrave asfalt, me qëllim shmangien e baltës, pluhurit dhe vështirësive të përditshme për banorët dhe bizneset.

Sipas banorëve, problemi nuk është vetëm estetik apo komoditeti i lëvizjes. Rruga e pashtruar prodhon pluhur të vazhdueshëm, sidomos në ditët e thata dhe kur kalojnë automjete.

Ky pluhur lidhet me grimcat PM10, të cilat janë grimca të imëta në ajër, më të vogla se 10 mikrometra, që vijnë nga pluhuri i rrugëve, ndërtimet, tymi, poleni dhe aktivitetet industriale.

Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të PM10 mund të shkaktojë kollë kronike, përkeqësim të astmës, bronkit, ulje të funksionit të mushkërive, irritim të rrugëve të frymëmarrjes, rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës dhe mushkërive, si edhe infeksione më të shpeshta respiratore. Më të ndjeshëm janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me astmë apo sëmundje të zemrës.

Pikërisht për të shmangur baltën në dimër dhe pluhurin në verë, banorët thonë se vendosën të ndërhyjnë vetë, pasi kërkesat e tyre nuk morën përgjigje për vite me radhë.

Por ky veprim është konsideruar i paligjshëm nga institucionet vendore. Sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, IMT i ka vendosur pronarit të kompanisë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, me arsyetimin se rruga është shtruar pa leje.

Në thelb, banorët thonë se janë ndëshkuar sepse kanë bërë vetë atë që bashkia nuk e bëri për vite me radhë.

Rasti ngjan me një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë në një fshat të Roskovecit, ku banorët u denoncuan pasi shtruan vetë rrugën e tyre. Në atë kohë, Zegjine Çaushi, sot deputete dhe atëherë funksionare në bashki, deklaronte se denoncimi ishte bërë për të kuptuar qëllimet e banorëve, pasi sipas saj mund të kishte edhe motive politike.

Edhe në rastin e kompleksit IBN, situata ngre të njëjtën pyetje: çfarë duhet të bëjnë qytetarët kur bashkia nuk u përgjigjet për vite me radhë?

Nëse presin, jetojnë mes baltës dhe pluhurit. Nëse ndërhyjnë vetë, përballen me gjoba dhe fadroma.

Kjo është një nga ato situata që tregojnë më qartë se si funksionon shpesh administrata vendore. Nuk ndërhyn kur qytetarët kërkojnë shërbim, por shfaqet menjëherë kur qytetarët përpiqen ta zgjidhin vetë problemin.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjigandi amerikan merr në dorë eksplorimin e hidrokarbureve në Detin Jon
Artikulli tjetër Golemi dhe Qerreti paguajnë çmimin e pazareve të betonizimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.