KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në diskutim modeli italian për monopatinat, targa dhe siguracion, jo nën 16 vjeç
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në diskutim modeli italian për monopatinat, targa dhe siguracion, jo nën 16 vjeç
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

Në diskutim modeli italian për monopatinat, targa dhe siguracion, jo nën 16 vjeç

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2025 6:22 pm
197 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministrja Albana Koçiu mblodhi në një takim institucionet kryesore që kanë rol kyç në sigurinë rrugore. Në fokus të diskutimeve me përfaqësues të Policisë, bashkisë, DPSHTRR-së dhe ARRSH-së ishte kuadri i ri ligjor që po përgatitet për rikthimin me rregulla të këtyre mjeteve.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme i thanë Report Tv se ndryshimet pritet të bëhen në Kodin Rrugor, dhe aktualisht janë në fazë fillestare.

Koçiu thotë se diskutimet janë për standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit, zonat e lejuara, dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

Fokusi kryesor është në 3 pika kyçe.

Së pari, shpejtësia maksimale që do të kenë monopatinat. Burime thonë se në diskutim është 25 km/h. Më tej, mosha minimale e përdorimit, që edhe këtu në diskutim është 16 vjeç e sipër.

Pikë e rëndësishme konsiderohen dhe vendet e përcaktuara se ku duhet të lëvizin në rrugë. Kategoria e monopatinave janë mjetet që aktualisht, sipas Kodit Rrugor, mund të lëvizin në korsi biçikletash dhe në mungesë të tyre në anën më të djathtë të rrugës. Me ndryshimet e reja pritet të përcaktohen llojet e rrugëve ku lejohet ose jo kalimi.

Monopatinat pritet të mos lejohen kategorikisht të qarkullojnë jashtë zonave të banuara, si autostrada apo superstrada, siç janë parë shpesh drejtues të tyre. Po ashtu, ndalimi pritet të jetë edhe në trotuare, apo nëpër zona pedolane. Mosrespektimi i tyre pritet të shoqërohet me ndëshkime me gjobë, deri në sekuestrim të mjetit.

Një tjetër moment është vendosja ose jo e regjistrimit të këtyre mjeteve, për targim të mundshëm ose një numri unik për ta identifikuar, ndërsa diskutohet dhe mundësia e sigurimit të detyrueshëm, për të mbajtur përgjegjësi njëlloj si për mjetet e tjera në rrugë. Përpilimi i këtyre ndryshimeve të Kodit Rrugor është në fazë fillestare dhe akoma nuk ka një afat të përcaktuar se kur pritet të hyjnë në fuqi. Fillimisht duhet të kalojnë faza të rëndësishme konsultimi, që më pas të marrin miratim edhe në Kuvend.

Autoritet po shohin disa nga modelet europiane. Holanda është një shtetet që vetëm pak muaj më parë standardizoi përdorimin e monopatinave. Ky shtet ka përcaktuar llojet që lejohen për qarkullim, targim të tyre, siguracion të detyrueshëm, moshë minimale 16 vjeç, qarkullim vetëm në rrugë biçikletash kur janë ekzistuese, shpejtësi maksimale 25 km/h, si dhe gjobitjen e tyre sipas shkeljes së këtyre rregullave.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria rregullon për herë të parë lobimin
Artikulli tjetër OBSH, në ditë të hallit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.