KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në vitin 2025, shqiptarët u bënë realisht më të varfër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në vitin 2025, shqiptarët u bënë realisht më të varfër
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Në vitin 2025, shqiptarët u bënë realisht më të varfër

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 10:00 am
89 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, ata realisht u bënë më të varfër, pasi me këto para mund të blinin gjithnjë e më pak sesa fqinjët.

Sipas të dhënave, që Eurostat i ka përditësuar për Shqipërinë për vitin 2025, të ardhurat mesatare të disponueshme për frymë ishin 6,731 euro, ose gati 1100 euro më shumë se një vit më parë, me një rritje prej gati 20%.

Të ardhurat e disponueshme matin sa para u mbeten familjeve pas taksave dhe kontributeve, duke përfshirë përfitimet sociale, ndaj japin një pamje më të drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës sesa PBB-ja për frymë, që mat sa prodhon ekonomia për banor.

Megjithatë, të matura sipas fuqisë blerëse, rritja është më e ngadaltë.  Po sipas Eurostat, të ardhurat e disponueshme për frymë ishin 9,592 PPS, me rritje 12.5%. Ky tregues merr parasysh dallimet e çmimeve mes vendeve dhe e bën të krahasueshme sasinë e mallrave dhe shërbimeve që familjet mund të blejnë me të ardhurat e tyre, sipas metodologjisë së Eurostat.

Krahasimi me Serbinë e bën më të dukshëm hendekun. Në vitin 2025, për çdo 100 euro të ardhura të disponueshme në Serbi, në Shqipëri kishte 76 euro, nga 82 euro një vit më parë. Kur llogariten edhe çmimet, për çdo 100 njësi fuqi blerëse në Serbi, Shqipëria kishte vetëm 73, nga 84 një vit më parë. Pra, hendeku në fuqi blerëse u thellua nga 16% në 27%.

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave

Në vitin 2025, të ardhurat e disponueshme në Shqipëri ishin sa 26% e mesatares së BE-së në euro dhe sa 37.5% e saj pasi merren parasysh çmimet. Në këtë matje, Shqipëria renditej e fundit ndër vendet europiane me të dhëna.

Në Serbi, të ardhurat arritën në 34.1% të mesatares së BE-së në euro dhe në 51.3% sipas fuqisë blerëse në vitin 2025. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të dhënat më të fundit janë të vitit 2024.

Krahasuar me mesataren e BE-së të atij viti, të ardhurat në Malin e Zi ishin në 29.4% në euro dhe 46.7% sipas fuqisë blerëse, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin përkatësisht në 20.8% dhe 40.9%. Për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën mungojnë të dhënat e krahasueshme për të dyja vitet.

Në vitin 2024, viti më i fundit me të dhëna të krahasueshme për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, shqiptarët kishin 11% më shumë të ardhura në euro se banorët e Maqedonisë së Veriut, por me to mund të blinin 13% më pak. Krahasuar me Malin e Zi, fuqia blerëse e të ardhurave në Shqipëri ishte 24% më e ulët.

Krahasimi me Maqedoninë e Veriut përsëritet edhe te PBB-ja për frymë. Sipas të dhënave të FMN-së të analizuara më herët nga Monitor, Shqipëria e kaloi Maqedoninë e Veriut për PBB-në për frymë në dollarë në vitin 2025, ndërsa Maqedonia e Veriut vijoi të kryesonte kur i njëjti tregues u mat sipas fuqisë blerëse.

Ushqimet kushtojnë më shumë se në BE dhe marrin 40% të buxhetit familjar

Çmimet e ushqimeve, që për herë të parë në 2025-n u bënë dhe më të shtrenjta sesa BE, shpjegojnë një pjesë të hendekut në fuqi blerëse me rajonin.

Në vitin 2025, një shportë ushqimore që kushtonte mesatarisht 100 euro në BE kushtonte 102.9 euro në Shqipëri, 96.6 euro në Serbi, 84.6 euro si në Malin e Zi, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë, dhe 74.3 euro në Maqedoninë e Veriut, sipas Eurostat-it. Shqipëria kishte çmimet më të larta të ushqimeve ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me të dhëna. Kosova nuk përfshihet në këtë krahasim.

Çmimet e larta rëndojnë pikërisht te zëri ku familjet shqiptare shpenzojnë më shumë. Në vitin 2025, ushqimet dhe pijet joalkoolike zunë 39.8% të shpenzimeve familjare për konsum në Shqipëri, sipas INSTAT-it, kundrejt 13.2% në BE, sipas Eurostat-it.

Pra, ushqimet zënë rreth tri herë më shumë peshë në buxhetin familjar në Shqipëri, ku çmimet e tyre janë rreth 3% mbi mesataren e BE-së, ndërsa të ardhurat mesatare të disponueshme në euro janë vetëm sa 26% e nivelit të BE-së.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO cakton gjyqtaren, që do të gjykojë Belinda Ballukun
Artikulli tjetër Policia shoqëron dhunshëm 17 protestues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.