KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nisin zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, me 6 korsi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Nisin zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, me 6 korsi
FokusSociale

Nisin zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, me 6 korsi

Përditësimi i fundit: 24 Shtator, 2024 8:49 pm
150 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kanë nisur përgatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit.

“Tabelat e punimeve tashmë janë vendosur në autostradë dhe sipas kontratave të lidhura i gjithë zgjerimi, që përfshin 6 km rrugë, do të përfundojë brenda 2 viteve”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

“Faza përgatitore nënkupton piketimin, mobilizimin e kantierit, me evidentimin e problematikave të infrastrukturës nëntokësore. Këto ditë pritet të nisin me intensitet ndërhyrjet e parashikuara”, thotë Gëzim Noni, përgjegjës i Menaxhimit të Kontratave në ARRSH.

Zgjerimi i rrugës me nga dy korsi për secilën anë nuk prek asnjë banesë private, por vetëm 2-3 biznese.

“Zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m, pra në total do kemi tre korsi hyrëse dhe dalëse plus emergjencat”, shprehet Noni.

“Në periudhën jashtë sezonit veror në këtë autostradë kalojnë 90-100 mijë mjete në 24 orë. Për të shmangur trafikun e rënduar ARRSH thotë se korsitë ekzistuese nuk do të bllokohen”, shton gazetarja Halili.

“Korsitë ekzistuese do të jenë të lira, vetëm do kufizohet shpejtësia. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës”, thotë Noni.

Kostoja totale për zgjerimin e rrugës për një afat deri në 24 muaj është 34 milionë euro. Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugën ekzistuese. Në përfundim të punimeve shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 km për orë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, arrestohen një ukrainase dhe një ruse
Artikulli tjetër Zviceranët janë të pasur, por amerikanët më të pasur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Maj, 2026
Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë
Aktuale Analize Politike Rajoni 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.