KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një kompani denoncon AKSHI-n se paracaktoi tenderin e kamerave të doganave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një kompani denoncon AKSHI-n se paracaktoi tenderin e kamerave të doganave
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Një kompani denoncon AKSHI-n se paracaktoi tenderin e kamerave të doganave

Përditësimi i fundit: 13 Shkurt, 2025 1:40 pm
238 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një kompani shqiptare ka akuzuar Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit për paracaktimin e fituesit të tenderit 730 mijë euro për sistemin e monitorimit me kamera të degëve doganore. Përmes një ankese të dërguar në Komisionin e Prokurimeve Publike, kompania CSP me pronar Klevis Xhagolli, liston në mënyrë të detajuar të gjitha kriteret teknike të vendosura nga AKSHI, që sipas saj, parcaktojnë fitues produktet e kompanisë kineze Univieë.

Ne ankesen e tij, operatori ekonomik “CSP” ngren pretendimin se specifikimet teknike jane te shkruajtura ne ate menyre qe paracakton dhe kameren ekzakte qe eshte e kompanise UNIVIEë dhe modeli IPC6858ER-X40-VF.

“Nga analiza e krahasimit te produkteve, me keqardhje konstatojme se Grupi i Punës qëllimisht është i fokusuar vetëm tek nje Prodhues, Behet fjalë për UNIVIEW. Dhe jo vetëm kaq por edhe te Uniview gjejmë vetëm një produkt i cili plotëson të gjitha specifikimet, i cili është kamera PTZ UNV IPC6858ER-X40-VF. Nuk ekziston asnjë produkt tjetër që të plotesojë në masën 100% të gjitha specifikimet teknike të vendosura,” thuhet në ankesë.

Sipas ankesës, të gjitha kriteret teknike janë qepur si kostum për t’u përmbushur vetëm nga kamerat e prodhuar nga kompania kineze Univieë. Por Univieë nuk do të vijë direkt në Shqipëri. Ajo është thjesht prodhuesi i kamerave. Kompania që do të fitojë tenderin e AKSHI-t është ajo që ka përfaqesinë e Uniview në Shqipëri. Dhe emri i saj nuk është i fshehtë. Në faqen e kompanise UNIVIEë, https://www.uniview.com/Partner/Find_our_partners/Partners/Europe/, rezulton qe kompania e saj partnere në Shqipëri është e famshmja AlbaScan.

“Grupi i Punës përmbush në masën 0%, parashikimet ligjore në lidhje me argumentimin e specifikimeve teknike për produktet që janë pjesë e këtij Projekti. Grupi i Punës, përmbush në masën 100%, vullnetin e tij për përzgjedhjen vetëm të produktit UNIVIEW, duke shkelur cdo parim të procedurave të prokurimit publik,” thuhet në ankesën e CSP.

Univieë është një kompani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një motivacion shumë serioz.

“Zhejiang Uniview Technologies Co., Ltd. shtohet në listën e sanksioneve sepse mundëson shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë mbikëqyrjen e teknologjisë së lartë për popullsinë e përgjithshme, ujgurët dhe anëtarët e grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare. Këto aktivitete janë në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara,” thuhet në vendimin e sanksionimit.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, tenderi ka dhe ironi brenda. Në dokumentat e tenderit AKSHI kërkon me detryim që të gjithë punonjësit e kompanisë fituese, të cilët do të realizojnë instalimin e kamerave duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Kjo është një shaka e bukur. Nga njëra anë paracaktohet modeli i kameras fituese në tender duke përzgjedhur një kompani kineze të sanksionuar nga SHBA dhe nga ana tjetër kërkohen certifikata sigurie për kompaninë shqiptare fituese.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tensione në Kuvend, Garda rrethon Foltoren teksa flet, Taulant Balla
Artikulli tjetër Tensione në Kuvend, Noka godet Ballën me shishe uji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.