KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një në tre të rinj dëshiron të largohet nga Shqipëria, një në pesë nuk do të kthehet më
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një në tre të rinj dëshiron të largohet nga Shqipëria, një në pesë nuk do të kthehet më
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Një në tre të rinj dëshiron të largohet nga Shqipëria, një në pesë nuk do të kthehet më

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 1:57 pm
99 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung ka publikuar një studim mbi rininë shqiptare 2024. Ky raport  mbi rininë shqiptare sjell një analizë të thelluar mbi sfidat, aspiratat dhe perceptimet e të rinjve. Duke u bazuar në intervista me të rinj, studimi eksploron tema si punësimi, korrupsioni, emigracioni, pavarësia dhe cilësia e arsimit. Shumica janë të pakënaqur me cilësinë e arsimit dhe kërkojnë reforma thelbësore. Një pjesë e madhe e të rinjve dëshirojnë të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira.

Emigrimi

Ndërkohë, të rinjtë shqiptarë vazhdojnë të jenë të pushtuar nga të ashtuquajturat «ethe migrimi», duke e konsideruar emigrimin si të vetmen mundësi që jep rezultate të shpejta për arsimim cilësor dhe përfshirje në tregun global të punës. Ndërkaq, diaspora për zhvillim shihet si një mundësi për të rinjtë, ku, nëpërmjet skemave të përshtatshme të financimit.
Studimi evidenton se “Më shumë se një e treta e  të anketuarve kanë një dëshirë  të fortë për t’u larguar nga vendi. Më shumë se një e pesta e atyre që  dëshirojnë të largohen, mendojnë të mos kthehen më. Faktori kryesor që nxit migrimin është përpjekja për të arritur standarde më të mira jetese dhe paga më të larta”.

Arsimi

Arsimi konsiderohet si një nga çështjet më të  rëndësishme për rininë shqiptare. Në kushtet e një ekonomie tregu globale ku mbizotërojnë aftësitë e shumëfishta dhe tregu fleksibël i punës  po bëhet realitet, arsimi po kthehet në një mjet shumë të vlefshëm. Të rinjtë janë ambivalentë në lidhje me cilësinë e arsimimit të tyre dhe të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në vend. Shumica e tyre mendojnë se cilësia e arsimit që ofrohet në Shqipëri është mesatare ose e ulët. Dy nga tre të rinj shqiptarë besojnë fort se me para dhe ryshfet mund të merret nota e dëshiruar ose të kalohet provimi.

Punësimi

Për t’u punësuar si i ri  në Shqipëri, të rinjtë shpesh besojnë se duhet: •  të kenë lidhjet e duhura politike;  • të pranojnë një punë që është nën nivelin e tyre arsimor; • të punojnë në një fushë që nuk ka lidhje më diplomën e tyre.

Politika

Një indiferencë apo apati e tillë politike lidhet me faktin se të rinjtë tani kanë shumë mundësi për t’a kërkuar në vende të tjera të ardhmen e tyre sociale dhe ekonomike. Në këtë mënyrë, angazhimi dhe aktivizmi politik për të ndryshuar
realitetet në vendet ku jetojnë nuk shihen më si mundësi apo aktivitet parësor. Indiferenca apo apatia politike e të rinjve shqiptarë lidhet edhe me zhgënjimin dhe mungesën e besimit te politika dhe partitë politike si një instrument që mund të ndryshojë realitetin brenda vendit dhe të përmbushë pritshmëritë e tyre.

Familja

Marrëdhënia pozitive prind-fëmijë është një shënues i qëndrueshëm i marrëdhënieve familjare në Shqipëri. Familja mbetet një mbështetje e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë jo vetëm  për arsye ekonomike, por edhe për marrëdhënie të shëndetshme e pozitive; prandaj ajo luan një rol të rëndësishëm në vendimet e tyre.

Korrupsioni

64 % e të rinjve të intervistuar janë përgjigjur se në dekadat e ardhshme korrupsioni do të  jetë një problem i madh. Të rinjtë janë kundër  ryshfetit, mashtrimit me taksat dhe shfrytëzimit të lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre. Më shumë se gjysma e të anketuarve ngurrojnë të pranojnë ose të paguajnë ryshfet.  Për më tepër, një numër i konsiderueshëm i të rinjve të anketuar mendojnë se mashtrimi me taksat ose shfrytëzimi i lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre, nuk janë sjellje korrekte.

Disa nga gjetjet kryesore për Shqipërinë:

  • ‌53,6% e të rinjve të intervistuar  deklarojnë se nuk janë të interesuar për politikën.
  • ‌ 24,8% pohojnë se interesat e tyre nuk përfaqësohen nga politika, ndërsa 33,7 % thonë se kjo ndodh në mënyrë shumë të dobët.
  • ‌ 50% e të rinjve shprehen se kanë votuar në zgjedhjet e fundit.
  • ‌ 65,2% janë dakord me një qasje të qeverisë për më shumë barazi të të ardhurave.
  • ‌ 88,4 % deklarojnë se qeveria duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët.
  • ‌ 33,2 % nuk i  besojnë parlamentit.
  • ‌ 41 % i besojnë  Policisë së Shtetit.
  • ‌ 64,6 % vërejnë se vlerat e  sigurisë ekonomike dhe të demokracisë janë  të ndërlidhura ngushtë.
  • ‌  64 % e të rinjve të pyetur gjatë realizimit
  • të studimit kanë deklaruar se në  dekadat e ardhshme, shqetësimi kryesor do të jetë korrupsioni, i ndjekur nga papunësia (57 %), largimi i njerëzve të kualifikuar nga vendi
  • ‌(57,3 %) dhe çështjet e imigracionit (56,3 %)

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shkolla e Aviacionit, projekti më i madh i investimeve publike

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Kurti nis premtimet

Të shtëna me armë zjarri, pranë Shtëpisë së Bardhë

Shpërthim me tritol pranë rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz

Revolucion te Milani, Cardinale vendos ‘spastrimin’ total në klub

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush po e ‘varros’ skandalin e mbetjeve të Kurum?
Artikulli tjetër Erion Braçe ironizon Ina Zhupën dhe debatojnë mes tyre, në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Muzeu i Luvrit shpall zgjerim gjigant, projekti 1 miliardë euro
Analize Bota Finance Kulture Sociale 25 Maj, 2026
Nepotizmi përballë ligjit, beteja e humbur e investitorëve nga diaspora
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në
Analize Ekonomi Koment Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.