KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një rast i Hantavirusit u zbulua më parë në veri të Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një rast i Hantavirusit u zbulua më parë në veri të Shqipërisë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Një rast i Hantavirusit u zbulua më parë në veri të Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 11 Maj, 2026 1:18 pm
234 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një rast i Hantavirusit u identifikua në Shqipëri rreth katër dekada më parë, duke treguar se prania e këtij virusi në vend nuk është një fenomen i ri, por një realitet i dokumentuar që nga vitet 1980.

Duke iu referuar një botimi në revistën prestigjioze The Lancet, rasti i parë u regjistrua në veri të Shqipërisë dhe është bërë pjesë e literaturës shkencore ndërkombëtare. Studimi, i botuar më 21 nëntor 1987, titullohet “Ethe hemorragjike me sindromë renale në një rast në veri të Shqipërisë” dhe përshkruan një rast të etheve hemorragjike të shoqëruara me sindromën renale.

Ky dokumentacion shkencor përbën një nga referencat më të hershme që lidh Shqipërinë me këtë virus, i cili njihet për ndikimin e tij serioz në shëndetin e njeriut. Sipas një reagimi të fundit në rrjetet sociale nga Silva Bino, Drejtoreshë e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në IHP, autorët e këtij raporti janë studiuesit E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.

Hantavirusi transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe mund të transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit me urinë, jashtëqitje ose pluhur të kontaminuar. Në disa raste, infeksioni mund të çojë në ndërlikime serioze, duke prekur veçanërisht veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Edhe pse raste të tilla janë të rralla, ekspertët theksojnë rëndësinë e monitorimit dhe ndërgjegjësimit, veçanërisht në zonat rurale ose ato ku kontakti me brejtësit është më i shpeshtë. Ky ringjallje e një rasti të vjetër shërben si një kujtesë për rëndësinë e mbikëqyrjes epidemiologjike dhe reagimit në kohë ndaj sëmundjeve infektive.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vetëvrasja energjitike e Europës
Artikulli tjetër Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, përflitet të jetë nisur nga porti i Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.