KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paga 500 euro dhe strehim; skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Paga 500 euro dhe strehim; skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Paga 500 euro dhe strehim; skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2025 10:17 am
193 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja. Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit. Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin. Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane. Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë
Artikulli tjetër Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.