KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paga mesatare në Shqipëri zbret në 822 euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Paga mesatare në Shqipëri zbret në 822 euro
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Paga mesatare në Shqipëri zbret në 822 euro

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2025 11:17 am
483 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Staf nuk kanë por as paga nuk japin për të ‘joshur’ punonjësit. Pagat në sektorin privat në vend kanë mbetur në vendnumëro, madje në raport me tremujorin e fundit të 2024-ës paga mesatare në privat u ul nga 760 euro në 750 euro.

Kurse mesatarja e pagave në shtet e në privat, përllogaritet në 822 euro nga 835 euro që ishte në fund të vitit të shkuar. INSTAT këtë e justifikon me faktin se çdo fundvit paga rezulton më e lartë për shkak të shpërblimeve që marrin punonjësit.

I vetmi sektor privat që rezulton se ka rritur pagën mesatare në tre muajt e parë të vitit është ndërtimi, nga 670 euro në fund të 2024-ës në 682 euro në fund të muajt mars. Ndërsa të gjithë sektorët e tjerë raportojnë ulje të pagës mesatare në krahasim me fundin e vitit të shkuar.

Kurse në raport me të njëjtën periudhë janar-mars 2024, pagat rezultojnë të rritura. Profesionet më të mirëpaguara mbeten ato të fushës së aktiviteteve financiare dhe sigurimit, informacioni e komunikacioni.

Por, të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah edhe pabarazinë e theksuar mes sektorëve të ekonomisë, ku biznesi me numrin më të madh të punonjësve ka paga më të ulëta se mesatarja kombëtare.

Kështu, bujqësia mbetet sektori më i nënpaguar, ku paga mesatare e punonjësve përllogaritet në 545 euro, ndjekur nga sektori i tregtisë, transportit dhe turizmit me një mesatare prej 675 euro. Më pas vjen ndërtimi me 682 euro dhe industria me rrogë mesatare 684 euro.

Pavarësisht aksioneve kundër nëndeklarimit të pagave nga bizneset apo rritjes së tyre të detyruar nga mungesa e punonjësve, shifrat e INSTAT, tregojnë se pjesa më e madhe e punonjësve nuk e arrijnë pagën mesatare as të përgjithshme dhe as mesataren e sektorit privat. 48% e të punësuarve, – thotë INSTAT – paguhen deri në 600 euro. Më pas, 25.4% marrin paga nga mbi 600 deri në 950 euro dhe pjesa tjetër 26.5% paguhen mbi 950 euro.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vangjel Tavo urdhëron ndalimin e ndërtimeve në Himarë
Artikulli tjetër Gjigandi gjerman i supermarketeve LIDL do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.