KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pensionet e shqiptarëve në rrezik, FMN: Shkallë e ulët e kontributit të popullsisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pensionet e shqiptarëve në rrezik, FMN: Shkallë e ulët e kontributit të popullsisë
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Pensionet e shqiptarëve në rrezik, FMN: Shkallë e ulët e kontributit të popullsisë

Përditësimi i fundit: 12 Janar, 2025 8:59 am
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber deklaron se megjithëse Shqipëria ndërmori disa reforma në fushën e pensioneve, të cilat ndihmuan në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit, ka ende sfida të mëdha. Në një intervistë për “Monitor”, Weber thotë se është e nevojshme të adresohet shkalla e ulët e kontributit të popullsisë në moshë pune, veçanërisht për të vetëpunësuarit.

Përmbajtja
Përfaqësuesja e FMN-së, njëkohësisht rendit si shqetësuese edhe deklarimin e pjesshëm të pagave, ashtu si dhe pagesat jo të plota të kontributeve për shkak të mosplotësimit të viteve të punës.Sipas saj, planet private vullnetare të pensioneve, të cilat mund të përfshijnë regjistrimin automatik, janë provuar të jenë një kanal i mirë në disa vende për të nxitur pjesëmarrjen dhe për të rritur përfshirjen financiare. Raporti i stafit të FMN-së për Shqipërinë, bazuar në Artikullin IV për vitin 2023, thekson disa nga sfidat që paraqiten nga trendet demografike dhe ndikimin e tyre në sistemin e pensioneve.
“Pavarësisht këtyre reformave, të cilat ndihmuan në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit, ka ende sfida të mëdha. Së pari dhe më kryesorja, është e nevojshme të adresohet shkalla e ulët e kontributit të popullsisë në moshë pune, veçanërisht për të vetëpunësuarit”, theksoi ajo.
Për shembull, vijon Weber, në qershor 2022, më pak se 40% e popullsisë në moshë pune (25-65 vjeç) kontribuonin në skemën e pensioneve.

Përfaqësuesja e FMN-së, njëkohësisht rendit si shqetësuese edhe deklarimin e pjesshëm të pagave, ashtu si dhe pagesat jo të plota të kontributeve për shkak të mosplotësimit të viteve të punës.

“Pagesat jo të plota të kontributeve për shkak të mosplotësimit të viteve të punës rrisin rrezikun për mungesë përfitimesh nga pensioni në të ardhmen, duke shtuar numrin e personave me pension të pjesshëm dhe të atyre me pension social. Një tjetër shqetësim është deklarimi i pjesshëm i pagave. Në të njëjtën kohë, sistemi i pensioneve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit, gjë që ka gjasa të shkaktojë presione mbi shpenzimet në dekadat e ardhshme”, u shpreh Weber.

Ajo theksoi se mund të merren në konsideratë opsione për të ruajtur stimujt për të rriturit në moshë pune, që ata të jenë të interesuar të kontribuojnë.

“Kjo përfshin mbajtjen e normës së kontributit në një interval të arsyeshëm dhe kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse një periudhë më e shkurtër për të cilën fiton të drejta pensioni mund të nxisë më shumë individë të kontribuojnë. Nëse do të mundësohej që niveli i pensioneve të ardhshme të jetë i përshtatur me kontributet e kaluara, kjo do të shmangë krijimin e dekurajimeve për të marrë pjesë”, shtoi Weber.

Sipas saj, planet private vullnetare të pensioneve, të cilat mund të përfshijnë regjistrimin automatik, janë provuar të jenë një kanal i mirë në disa vende për të nxitur pjesëmarrjen dhe për të rritur përfshirjen financiare. Raporti i stafit të FMN-së për Shqipërinë, bazuar në Artikullin IV për vitin 2023, thekson disa nga sfidat që paraqiten nga trendet demografike dhe ndikimin e tyre në sistemin e pensioneve.

Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, përqindja e popullsisë së moshuar (65 vjeç e lart) në Shqipëri pritet të arrijë në 40% deri në vitin 2070, krahasuar me vetëm 20% që është sot. Ky trend afatgjatë nxitet nga flukset negative neto të migracionit dhe normat e ulëta të lindshmërisë.

Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rriti gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032, rriti moshën e daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë, prezantoi një pension social jo-kontributiv; dhe lidhi më ngushtë kontributet me pagat reale duke rritur tavanin e kontributeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbi një milion kërkesa më pak për azil, në Evropë
Artikulli tjetër Para ardhjes së Trump, motori i BE ka ngecur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.