KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përplasja burokratike përmbyt dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përplasja burokratike përmbyt dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Përplasja burokratike përmbyt dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

Përditësimi i fundit: 30 Nëntor, 2025 5:47 pm
185 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas që po peshkonte vuri re se niveli i ujit në kanalin Spiten–Hidrovor po rritej me shpejtësi. Alarmi i tij zbuloi atë që banorët i trembeshin prej kohësh; argjinatura e lagunës kishte çeduar, duke krijuar një çarje prej rreth 40 metrash në një distancë prej 1,9 kilometrash nga Hidrovori i Tales.

“Unë isha duke peshkuar me grep pranë kanalit, në afërsi të hidrovorit të Tales. Brenda një kohe të shpejtë pashë shtim të prurjeve të ujit në këtë kanal dhe menjëherë lajmërova policinë. Ata, bashkë me strukturat e tjera vendore, konstatuan çarjen e argjinaturës së lagunës”, tha peshkatari.

Megjithë alarmin dhe ndërhyrjen në mesnatë të ushtrisë dhe forcave të emergjencave civile, mbi 800 hektarë tokë u gdhinë nën ujë mëngjesin e 20 nëntorit, së bashku me 5 banesa. Rreth 100 shtëpi të tjera u rrethuan gjithashtu nga uji, ndërkohë që uji vërshoi drejt zonave të banuara të Njësisë Administrative Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen.

Ajo që duket si një fatkeqësi natyrore, në fakt rezulton të jetë pasojë e një “ping-pongu” të gjatë institucional dhe e dështimit të koordinimit mes Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe Bordit të Kullimit.

Dëshmitë e banorëve dhe qëndrimet zyrtare të dy institucioneve zbulojnë se përmbytja e qindra hektarëve tokë dhe rrethimi i banesave nga uji i kripur nuk erdhi nga reshjet, por nga bllokimi i kanalit që lidh lagunën me detin. Situata ishte paralajmëruar prej korrikut të këtij viti, por institucionet dështuan të merrnin masa për ta hapur atë në kohë.

Përmbytje e paralajmëruar

Drejtuesja e AdZM Lezhë, Luiza Marku, i tha BIRN në një përgjigje me email se zyra e saj e kishte zbuluar problemin që në verë. Ajo shpjegon se grykëderdhja natyrore ishte bllokuar nga sedimentet, duke rrezikuar ekosistemin dhe banorët.

“Kjo situatë ka qenë që në muajin korrik, ku gryka e Matkeqes nuk ka qenë funksionale, ku niveli i ujit në lagunë ka pasur rënë ndjeshëm, çka ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në cilësinë e ujit, në shtimin e algave dhe në lagunë është shfaqur erë e rëndë dhe e pakëndshme, veçanërisht gjatë orëve të nxehta të ditës,” tha Marku.

AdZM thotë se pasi vuri re problemin, iu drejtua Bordit të Kullimit me dy shkresa zyrtare, pasi vetë kishte mungesë të mjeteve. E para më 17 korrik 2025 dhe e dyta me urgjencë vetëm disa javë para përmbytjes, më 28.10.2025, duke kërkuar eskavator për hapjen e kanalit, pasi “ujërat e shkarkimit të Hidrovorit të Tales derdhen përkohësisht drejt lagunës së Vainit”, duke paralajmëruar edhe rrezikun e përmbytjes.

Bordi i Kullimit, nga ana tjetër, refuzoi ndërhyrjen fillestare duke cituar burokracitë. Sipas AdZM, në përgjigjen e tyre të korrikut, Bordi i Kullimit tha se “lëvizja e makinerisë së rëndë bëhej vetëm me miratim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

Edhe pas ngjarjes, drejtori i Bordit të Kullimit, Nikolin Prendi, mbajti qëndrimin se zona nuk është në kompetencën e tyre. “Kanali Spiten–Hidrovor është në varësinë tonë dhe nuk ka shumë kohë që kemi ndërhyrë në pastrimin e tij. Ndërsa pjesa tjetër është zonë e mbrojtur dhe nuk është në kompetencat tona,” tha Prendi për BIRN.

I pyetur për kërkesat nga AdZM, ai mbajti të njëjtin qëndrim.

“Është e vërtetë se na kanë dërguar shkresa dhe kemi pasur letërkëmbime, por ajo pjesë administratohet nga zonat e mbrojtura dhe nuk është në varësinë tonë,” theksoi ai. Prendi tha se makineritë e Bordit u vunë në lëvizje vetëm si pasojë e emergjencës.

Fakti që institucionet ishin në dijeni të rrezikut të përmbytjes dhe nuk u morën masa, ka shtyrë policinë të referojë çështjen si vepër penale. Policia e Lezhës konfirmoi se, në datën 23 nëntor 2025, materialet mbi përmbytjen i janë referuar Prokurorisë për vlerësim. Hetimet, sipas policisë, janë përqendruar në zbardhjen e shkakut që çoi në çarjen e argjinaturës prej dheu dhe rëre.

Banorët vuajnë pasojat

Përplasja e kompetencave dhe neglizhimi i ndërhyrjes për shkak të burokracive ka sjellë dëme katastrofike për banorët.

Ardian Mlika, banor i vjetër i Vainit, thotë se burokracia vonoi edhe ndërhyrjen, ndërsa akuzon se mbyllja e kanalit natyror është bërë me qëllim.

“Unë kam qenë në orën 6 të mëngjesit të 20 nëntorit pranë kanalit natyror që komunikon detin me lagunën. Ai ka qenë i mbyllur dhe vetëm kur ka plasur argjinatura, ka ardhur një eskavator, në mënyrë emergjente për ta hapur,” tregoi Mlika.

Sipas tij, një eskavator ishte në zonë prej një jave, sepse kishte plane të hapej një kanal diku tjetër, por kjo nuk u realizua. “Kjo ndodh sepse zona e mbrojtur është kthyer në tokë private dhe për interesa të ngushta, është mbyllur kanali natyror, duke sjellë pasoja të rënda,” shtoi më tej Mlika.

Dëmet në bujqësi dhe blegtori janë gjithashtu të pallogaritshme për shkak të përmbytjes nga uji i kripur.

“Uji erdhi në mënyrë të menjëhershme dhe niveli arriti deri në 1 metër. Dëmet më të mëdha i kam në bujqësi dhe blegtori. Prej një jave jemi të rrethuar nga uji; pulat më kanë ngordhur, baza ushqimore për bagëtinë është shkatërruar dhe të mbjellat janë nën ujë,” i tha BIRN Gëzim Prenga nga Barbulloja.

“Kjo nuk ka ardhur nga reshjet, por vetëm nga faktori njeri, pasi është ujë deti dhe kënetë që na ka përmbytur,” shtoi ai.

Banorët druajnë se pasojat do të jenë afatgjata.

“Është i gjithi ujë i kripur. Përveç dëmeve aktuale, toka nuk do të japë prodhim për një kohë të gjatë. E njëjta gjë ndodhi edhe në përmbytjet e vitit 2002, kur na u deshën 10 vite që të rikuperoheshim,” ankohet një tjetër banor i zonës, duke kujtuar se situata është e ngjashme me vitet ’60, kur “nuk kishte hidrovor”.

Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, mbështet versionin se dora e njeriut ka përshpejtuar katastrofën përmes mbishfrytëzimit dhe mungesës së investimeve.

“Kune–Vaini është mbishfrytëzuar maksimalisht gjatë viteve të fundit, duke sjellë dëme të rënda në ekosistem. Ujërat brenda lagunës janë fryrë dhe aty ku gjeti pikën e dobët, solli çarjen e argjinaturës. Laguna vetëm është shfrytëzuar dhe nuk është investuar, e këto janë pasojat,”  tha Gjini.

Edhe Luiza Marku pranoi se ndërhyrjet njerëzore kanë luajtur rol në mosfunksionimin e kanalit komunikues det–lagunë.

“Është pasojë e një kombinimi faktorësh natyrorë dhe antropogjenë”, tha Marku. Por, sipas saj, rol ka luajtur grumbullimi i vazhdueshëm i sedimenteve detare në hyrje të kanalit, i shkaktuar nga ciklet e baticave dhe zbaticave.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 milion euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 milion euro

SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama përdor një “opinion të ChatGPT” si “Opinion të Venecias” për të “mbrojtur” Ballukun
Artikulli tjetër Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë” krimin me biznesin dhe politikën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”
HI-Tech Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.