KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2024 10:46 pm
150 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kulla C me lartësi mbi 10 metra ishte objekti më i lashtë që u rrënua pjesërisht natën e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntor 2019 në qytetin e Durrësit. Gjashtë muaj më vonë, një grup specialistësh që diskutonin për rindërtimin e saj, nuk e mbështetën idenë që kulla të ruante imazhin e natës së tërmetit.

“Pjesa e brendshme e kullës mund të kthehej në një ekspozitë të hapur,” kujton skulptori Qazim Kërtusha. “Hapësira që u krijua në murin e shkatërruar nga tërmeti, mund të shërbente si një kujtesë e rëndësishme për qytetarët durrsakë dhe turistët e huaj për natën e tmerrshme dhe dëmet e jashtëzakonshme që shkaktoi 26 nëntori i vitit 2019,” shtoi ai.

Thuajse 5 vjet pas tërmetit shkatërrimtar, Durrësi është ende në kërkim të një memoriali kujtese. Një ide e tillë u diskutua pas fatkeqësisë natyrore dhe kreu i atëhershëm i Bashkisë premtoi ndërtimin e një memoriali në njërin prej pallateve të rrënuara, ku humbën jetën disa nga banorët. Gjithsesi, vendimi nuk u zbatua asnjëherë.

Për banorët e Durrësit, përkujtimi i natës së tërmetit është i rëndësishëm.

“Djali im me familjen shkuan për t’u ruajtur drejt mureve mesjetare dhe kanë shpëtuar për më pak se një fraksion sekonde,” kujton Shpëtim Sherifi, i cili vazhdon të banojë në pallatin përballë mureve të kalasë mesjetare.

“Duhet ta ruanin atë pamje, sepse në qytet edhe pse kanë kaluar pesë vite, nuk ka ende asnjë shenjë kujtese nga ajo natë,” shtoi ai.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima dhe shkatërroi qindra pallate dhe banesa në të gjithë vendin, por gjurmët më të thella i la në qytetin e Durrësit. Qyteti më i vjetër i Adriatikut lindor, pesë vjet më parë u kujtua edhe për tërmetet e tjerë shkatërrues, të cilat janë dokumentuar në burimet e shkruara antike.

Vitet 345 dhe 1273 pas erës sonë janë shënuar në historinë e Durrësit për lëvizjet sizmike shkatërrimtare. Nën tokë vazhdojnë të flenë shenjat e tërmeteve që u përkasin disa shekujve më parë, por fatkeqësi të tilla natyrore priren të harrohen nga qytetarët.

Lëkundjet e rënda sizmike të shekullit të kaluar i përkasin vitit 1926, në muajin e fundit të të cilit qendra e qytetit dhe rrethinat e tij ndryshuan krejtësisht pamjen.

Gjatë viteve në vazhdim, restaurimet dhe ndërtimet e reja krijuan mundësinë e një urbanistike moderne, me bulevardin kryesor, godinat e Bankës së shtetit, bashkisë së re, xhamisë së madhe, vilës mbi kodër, si dhe disa projekte të reja, mes të cilëve investimi për portin detar.

Por shenjat e kujtesës së rindërtimit edhe këtu mungojnë.

Urbanisti Artan Kacani tha për BIRN se ai ka publikuar disa shkrime në revista të huaja shkencore për tërmetin e fundit në Durrës, por edhe pesë vjet më pas, ende mungon një studim i mirëfilltë për ngjarjen e natës së 26 nëntorit, për pasojat e saj si dhe për procesin e rindërtimit.

Fred Kedhi, një skulptor durrsak që jeton dhe punon në Itali, tha për BIRN se pushteti lokal ende nuk e ka hedhur hapin e memorialit të kujtesës.

“Shenjat e rindërtimit janë ende të dukshme,” tha Kedhi, që tregon se dje në një nga pallatet shumëkatëshe në qendër, sapo kishte nisur restaurimi. “Ky është një tregues i shenjave të ngjarjes së rëndë të pesë viteve më parë,” shtoi ai.

Kedhi mbron idenë e shpalljes së një konkursi për artistët durrsakë dhe të huaj dhe projekt-idetë e një memoriali kushtuar tërmetit të vitit 2019 mund të jenë të shumta.

“Historia e Durrësit është e mbushur me ngjarje pozitive, por edhe me fatkeqësi që nuk duhen harruar. Ashtu siç duhen kujtuar edhe përpjekjet për rikthimin e normalitetit,” përfundoi Kedhi.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati projektligji, kufiri i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat

Kodi Doganor ndryshon, lehtësohen sanksionet për bizneset

Rama censuron takimin dhe trasmeton fjalimin e tij në Michigan

Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katari pezullon rolin e ndërmjetësit mes Izraelit dhe Hamasit
Artikulli tjetër 130 mijë banorë të Valencias kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të rajonit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, i sekuestrohen telefonin, PC dhe disa USB
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Pezullohet nga detyra dhe firmoset ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 22 Shtator, 2026
Protesta në ditën e 114-të/ Thirrje për grumbullim para Kuvendit, për anullimin e Paketës së Maleve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.