KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plakja e shoqërisë, 33% e familjeve kanë një anëtar mbi 65 vjeç
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Plakja e shoqërisë, 33% e familjeve kanë një anëtar mbi 65 vjeç
AnalizeSociale

Plakja e shoqërisë, 33% e familjeve kanë një anëtar mbi 65 vjeç

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2024 1:16 pm
108 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përqindja e familjeve në Shqipëri me të moshuar (65+) i kalon ato me fëmijë të vegjël (0-6 vjeç), që tregon një prevalencë më të madhe të përgjegjësive të kujdesit për të moshuarit.

Konkretisht, 32.9 për qind e popullsisë banon me një të moshuar të rritur të moshës 65 vjeç e lart, krahasuar me 11 për qind që jetojnë me fëmijë të vegjël të moshës 0-6 vjeç, vë në dukje Banka Botërore në një raport të fundit për barazinë gjinore në vendin tonë.

Prania e të moshuarve në familje mund të rrisë përkujdesjen për anëtarët e tjerë të familjes, sidomos me kujdesin ndaj fëmijëve, por ndërkohë do të shtojë nevojat për kujdes ndaj moshës së tretë.

10 për qind e familjeve shqiptare kërkojnë kujdes për fëmijët dhe një përqindje e ngjashme kërkon kujdes për të moshuarit.

Në Shqipëri anëtarët e familjes janë burimi kryesor i ofrimit të kujdesit. Nevojat për kujdes plotësohen më së shumti nga anëtarët e tjerë të familjes dhe jo nga institucionet apo burime të kujdesit (të tilla si dado, të afërm ose miq). Edhe pse kujdesi institucional është më i zakonshëm për fëmijët e moshës 4-6 vjeç (82 për qind), përdorimi i tij zvogëlohet për fëmijët më të vegjël (0-3 vjeç) dhe për të moshuarit (përkatësisht 46 për qind dhe 22 %).

Ndër arsyet më të zakonshme të mospërdorimit të ambienteve të kujdesit për fëmijët është mbështetja tek anëtarët e familjes dhe shqetësimet për cilësinë e shërbimit. Në Shqipëri ende dominon modeli që gjyshërit të kujdesen për nipërit. Cilësia e shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijëve të ofruara në Shqipëri është (vlerësuar me 6.2) relativisht e ngjashme me atë të BE-së (vlerësuar në 6.7).

Nga ana tjetër aksesi në kujdesin afatgjatë për të moshuarit në Shqipëri është i kufizuar, pavarësisht nga një rritje kërkesës për këtë shërbim. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), 91 për qind e të moshuarve shqiptarë kërkojnë kujdes afatgjatë, por më pak se 2 për qind marrin kujdes formal. Pandemia e COVID-19 e ka intensifikuar më tej këtë problematikë, duke vendosur një barrë shtesë për gratë për sa i përket aktiviteteve të kujdesit të papaguar dhe punës shtëpiake.

Mbyllja e shkollave dhe çerdheve, së bashku me praninë e anëtarëve të moshuar në shtëpi gjatë pandemisë, kontribuuan në një rritje të pjesëmarrjes së grave në aktivitetet e kujdesit të papaguar dhe në punët shtëpiake. Për rrjedhojë, 76 për qind e femrave raportuan rritje të kohës së shpenzuar për punë të papaguar në shtëpi, krahasuar me 66 për qind e meshkujve.

Në mënyrë të ngjashme, 72 për qind e grave raportuan rritje të kohës së shpenzuar për të papaguar aktivitetet e kujdesit, në dallim nga 62 për qind e meshkujve.

Gjatë gjithë pandemisë COVID-19, gratë mbetën kontribuuesit kryesorë për punët e shtëpisë. Një përqindje më e vogël e grave raportuan se kishin marrë mbështetje nga partnerët e tyre për punët e shtëpisë sesa nga meshkujt. Konkretisht, vetëm 46 për qind e gratë morën mbështetje, krahasuar me shifrën më të lartë prej 67 për qind të burrave.

Ndarja në bazë gjinore e përgjegjësive të kujdesit ndikon ndjeshëm pjesëmarrjen ekonomike e grave në Shqipëri. Normat shoqërore shpesh diktojnë që gratë të mbajnë një barrë jo-proporcionale të kujdesit, duke kufizuar aftësinë e tyre për t’u përfshirë në punë me pagesë ose punë me orë më të gjata. Puna e madhe e kujdesit të papaguar e grave i lë ato të varfra, duke penguar arritjet e tyre arsimore, mundësitë e punësimit etj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Partitë e vogla kërkojnë shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Artikulli tjetër Tajfuni Shanshan godet Kyushu të Japonisë, miliona të evakuuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.