KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Premtimi për rimbursimin e biletës së urbanit në Lezhë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Premtimi për rimbursimin e biletës së urbanit në Lezhë
AnalizeKryesoreSociale

Premtimi për rimbursimin e biletës së urbanit në Lezhë

Përditësimi i fundit: 23 Tetor, 2024 10:33 am
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjatë fushatës elektorale për mandatin e dytë në krye të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u premtoi të moshuarve dhe njerëzve në nevojë rimbursim të gjysmës së biletës për transportin urban – duke nisur nga viti 2024. Verifikimet e Faktoje tregojnë se buxheti i këtij viti nuk ka parashikuar fonde për këtë nismë, dhe Bashkia e Lezhës nuk ofron shërbimin e transportit urban.

Përmbajtja
Fakt Çfarë mendojnë qytetarët? Përfundim

Një muaj para zgjedhjeve lokale të majit 2023, kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu premtoi rimbursimin e gjysmës së biletës së transportit urban për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.

“Në buxhetin e vitit 2024 do vlerësohet rimbursimi i gjysmës së biletës së transportit urban për moshën e tretë dhe kategoritë e tjera në nevojë.”– deklaronte Ndreu, fill pas takimit me dhjetra të moshuar në fshatin Shënkoll më 26 prill 2023.

Në zgjedhjet lokale të majit 2023, Pjerin Ndreu siguroi mandatin e dytë në krye të Bashkisë Lezhë me 18,299 vota.

Fakt 

Verifikimet e Faktoje tregojnë, se buxheti i Bashkisë Lezhë për këtë vit nuk ka asnjë para të planifikuar për rimbursimin e biletës së transportit urban për të moshuarit dhe kategoritë në nevojë. Madje, as programi buxhetor afatmesëm 2025-2027.

Kjo pasi Lezha nuk ofron shërbimin e transportit urban. Këtë fakt na e bëri me dije Bashkia e Lezhës.

“Aktualisht po punohet për hartimin e nje plani për të mundësuar transport urban për Bashkinë Lezhë. Plani për transportin urban do të ketë si qëllim rregullimin e transportit urban në Lezhë dhe Njësitë Administrative”, argumenton Bashkia pa dhënë ndonjë afat konkret.

Çfarë mendojnë qytetarët? 

Gjovalin Pjetri është një mësues gjuhë letërsie i dalë në pension nga Ishull Shëngjini. E takuam në shëtitjen e tij të përditshme në qendër të Lezhës. Sipas tij, transporti urban brenda Lezhës është i panevojshëm.

Rruga nga ishull Shëngjini në Lezhë është rreth 4km e gjatë. Zgjat 54 minuta në këmbë dhe 13 minuta me makinë, por gjithesi banorët e këtij fshati e shohin mundësi shumë të mirë shtimin e një autobusi. Edhe më i domosdoshëm shihet transporti me autobus nga banorë të fshatrave më larg Lezhës.

Banorët e këtij fshati e kanë të pamundur të lëvizin në këmbë apo me biçikletë, pasi do t’ju duhet më shumë se shtatë orë. Ata lëvizin vetëm me mjete private.

Edhe Besmira Lekaj, drejtuese ekzekutive e qendrës HANA në Lezhë i bashkohet shqetësimit të banorëve.

“Transporti publik është çështje delikate për ne pasi nga njëra anë të thuhet që ofrohet por nga ana tjetër e di që fugonët me pronarë dhe administrim privat nuk kanë infrastrukturë të sigurt, stacione, orare fikse, sistem biletash apo mbulim tërësor gjeografik. Fugonët privatë në fjalë vlejnë vetëm për zona rurale, lëvizjet në fshatra të caktuar pasi ka të tillë si Kodhel apo Ishull-Lezhë p.sh ku nuk ofrohet fare shërbim prej tyre, përjashto këtu shërbimin e detyrueshëm për fëmijët e shkollave të arsimit 9-vjeçar.”- shprehet ajo.

Përfundim

Bazuar në informacionet e mbledhura dhe verifikimet në terren, premtimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për rimbursimin e gjysmës së biletës së transportit urban për moshat e treta dhe kategoritë e tjera në nevojë, e kategorizojmë të pambajtur.

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ-së
Artikulli tjetër “Nuk kam besim te drejtësia”, Kryemadhi: Burri i Vlahutin ka trajnuar agjentët e BKH-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.