KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prezantimet fasadë të qeverisë në “Qytetin Studenti”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Prezantimet fasadë të qeverisë në “Qytetin Studenti”
KorrupsionKryesoreOpinionSociale

Prezantimet fasadë të qeverisë në “Qytetin Studenti”

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 10:41 am
226 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Të hënën, kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashksië Tiranë Erion Veliaj, prezantuan në Qytetin Studenti dy konvikte të reja.

Kreu i qeverisë i cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme për brezin e ri, teksa ai dhe kryebashkiaku Veliaj ndanë idenë se godinat në verë “mund të kthehen në instrumente investimi, duke u shndërruar në Airbnb për turistët”.

Por investimi te konviktet “Nr. 16” dhe “Nr. 18”, në fakt është i qeverisë gjermane përmes Unionit Kreditor për Rindërtim (Kreditanstalt für Wiederaufbau, njohur me akronimin KfW), të cilët kanë investuar dhe në godina të tjera në Qytetin Studenti. Ndërsa godinat që janë rikonstruktuar me buxhetin e bashkisë Tiranë, kanë ndryshuar vetëm fasadën e jashtme.

Prezantimi pompoz i qeverisë për dy konvikte nuk u ndal tek premtimi për “Kampusin Universitar” që është bërë që në 2019. Në fakt, ministrja Manastirliu foli sikur kampusi të ishte përfunduar.

“Shohim se si vit pas viti ndryshohen kushtet dhe Qyteti Studenti po kthehet në një kampus europian dhe studentët,” tha Manastirliu.

Pas protestave të zëshme të studentëve, qeveria dhe bashkia Tiranë premtuan se brenda pak kohësh studentët do të kishin “një kamp universitar me 11 godina të reja, salla leximi dhe mjedise moderne për të mikpritur jo vetëm studentët që vijnë nga rrethet, por edhe studentët e huaj në kuadër të shkëmbimeve Erasmus”.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, rikujtoi Rama më 19 qershor 2019.

Gjatë përurimit të dy konvikteve kryeministri Rama u ndal tek protesta e dhjetorit 2018 duke thënë se “pavarësisht se për disa u harrua, qeveria vazhdon të punojë duke i qëndruar besnik angazhimeve të marra”.

“Natyrisht, gjërat për të gjithë ata që e dinë, nuk arrijnë sa hap e mbyll sytë. Punët nuk arrihen si muhabetet në televizor apo komentet në facebook. Shpesh nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar. Kërkojnë kohë dhe mundësi,” u justifikua Rama për vonesën e realizimit të investimeve.

Një dekadë nga projekti i parë, ende s’ka kampus

Në janar 2015 qeveria hapi garën për atë që në fillim u quajt si “Masterplani i Qytetit Studenti”. Në konkurs u paraqitën 7 projekte nga studio të ndryshme arkitektësh, por më 11 prill fitues u shpall koncepti i propozuar nga bashkimi i studiove Baukuh, List, Abkons, F&M Ingegneria, Space Caviar dhe Boda.

Koncepti parashikonte zhvillimin brenda 5 vitesh të një kampusi me futjen në lojë edhe të privatit. Në bazë ai kishte tre nivele të zhvillimit për: Site hulumtimi (laboratorë, biblioteka, salla studimi etj.); site pritjeje dhe rekreacioni (fusha sportive, palestra, konvikte, shtëpi, apartamente, hotele etj.) si dhe site të biznesit privat (dyqane, kafene, restorante etj.).

Në plan parashikohej shembja e disa prej godinave ekzistuese dhe ndërtimi i të paktën dy fakulteteve të tjera brenda zonës së Qytetit Studenti. Gjithashtu parashikohej: 1 bibliotekë, 1 parking, 2 palestra, 4 fusha sportive, 6 hotele dhe disa konvikte dhe ndërtesa për apartamente studentësh, – ku një pjesë do të ishin nën menaxhim privat.

Projekti fitues kërkonte 72 milionë euro për t’u realizuar dhe për këtë si duket u la në sirtarë, për t’u rinxjerrë me disa ndryshime në vitin 2019 si retorikë bindëse nga qeveria përballë protestave të studentëve që kërkonin investime në arsim.

Ndërhyrjet nuk i ndryshuan gjendjen Qytetit Studenti

Rreth 10 vite nga konkursi për “Masterplanin e Qytetit Studenti,” i cili u shoqërua me ndryshime në projekt sipas idesë “Kampusi i Tiranës” apo “Kampusi i Universitetit të Tiranës”, qeveria dhe bashkia Tiranë janë ende duke prezantuar godinat një e nga një si arritje të mëdha, edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk janë bërë me investime publike.

Punimet për kampusin priteshin të fillonin në vitin 2020, premtim i cili ishte bërë edhe më herët në vitin 2015. Sipas kryeministrit Rama këto premtime nuk u mbajtën sepse “Qyteti Studenti ishte zaptuar nga politikanët për interesa private”.

Në Qytetin Studenti ka ndodhur rikonstruksioni i godinave ekzistenve, i cili nuk ka përfunduar plotësisht, teksa 11 godinat e reja të premtuara për ndërtim si pjesë e kampusit nuk janë bërë ende, edhe pse afati i garantuar ka kaluar.

Edhe rikonstruksioni ka shfaqur problematika pasi në disa godina është ndryshuar vetëm fasada, duke i lënë konviktet në brendësi të amortizuara.

Stela*, një studente e vitit të parë jeton në godinën “Nr.9” në Qytet Studenti, një prej godinave të prezantuara si e rikonstruktuar. Ajo tregon për Citizens se zgjodhi të jetonte në konvikt pasi kishtë dëgjuar se kishte kushte të përshtatshme.

“E zgjodha QS-në sepse dëgjova se ishin rregulluar konviktet, por ndërkohë janë lyer vetëm nga jashtë sepse brenda kushtet janë skandaloze, unë po mendoj të jetoj në shtëpi me qera vitin tjetër”, thotë Stela teksa shpjegon se dushet në godinën e saj janë me orare, prizat janë të dala nga vendi dhe muret e palyera dhe të rrjepura.

Stela qesh kur vihet përballë cilësimit që kryebashkiaku Veliaj u ka bërë godinave të Qytetit Studenti, sipas së cilit “ngjasojnë me hotele me 5 yje”. Sipas saj realiteti është krejt ndryshe në godinat ekzistuese, të cilave thjesht u meremetuan.

“Në godinën ku unë kam rezidencë, tualetet janë të përbashkëta, dyert nuk kanë kyçe, dushi patjetër që është me orar, dhe në dhoma nuk ka ngrohje,” tregon ajo duke shtuar se ka paguar 27 mijë lekë për të mbuluar qëndrimin për 6 muaj.

“Tek godinat e rikonstruktuara me kushte më të mira, pagesa është më shumë, por aty më thanë që nuk ka vende”, shtoi ajo.

Një pjesë e mirë e godinave të Qytetit Studenti ishin premtuar për rikonstruksion për vitin 2021, por ky premtim nuk u mbajt. Aktualisht ka ende godina të papërfunduara dhe me kushte larg atyre që prezantoi të hënën kryeminsitri dhe kryebashkiaku. Zyrtarisht thuhet se janë dhe 14 godina pa përfunduar.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Daily Mail: Mafia shqiptare drejton tregun e kokainës në Angli
Artikulli tjetër Pasi deklaroi se PS është si Dielli, i riu merr post nga Bashkia e Lezhës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.