KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Privatët nuk kanë interes për kullën e shtetit tek Inxhinieria e Ndërtimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Privatët nuk kanë interes për kullën e shtetit tek Inxhinieria e Ndërtimit
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Privatët nuk kanë interes për kullën e shtetit tek Inxhinieria e Ndërtimit

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 11:23 am
165 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Koorporata e Investimeve Shqiptare anuloi sërish procedurën e projektit LIFT Tower duke nënvizuar se nuk kishte pasur asnjë aplikant që të shprehte interes. Kjo është hera e 5-të që Korporata nxjerr për shprehje interesi këtë projekt dhe në të gjitha rastet interesi ka munguar.

Thirrja e fundit u shpall në 30 janar me datë finalizimi  në shkurt që më pas u shty në 19 mars por që sërish ka rezultuar pa sukses. Duket se projekti nuk ka arritur të marrë interesin e privatëve as pas uljes së sipërfaqes që duhej t’i ofrohej Korporatës nga subjekti që nga 45 për qind në procedurat e mëparshme u bë 40 për qind.

Lift Tower bën pjesë tek projektet e para që qeveria shpalli si një nismë për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me sipërmarrjen private.

Lift Tower dhe VOID Tower ishin dy projekte që parashikojnë shumëkatësh në disa nga zonat e preferuara të Tiranës dhe në këmbim shteti do të përfitonte zyra të reja ku zhvilluesi do të ndërtonte konkretisht zyrat e reja të Kadastrës në vendndodhjen aktuale dhe kompleksin Governativ pranë ish-parkut të Delegacioneve.

Projekti i Lift Tower

Në dokumentet e saj Korporata sqaronte se ky është një ndër nënprojektet e para që lidhet dhe bazohet në një model biznesi ku janë në bashkëpunim edhe institucionet publike si: Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP).

Projekti synon të zhvillojë pronën në rrugën “Muhamet Gjollesha” (tek fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit), e të përmirësojë cilësinë e godinave dhe zyrave të të gjitha institucioneve publike të sipërpërmendura.

“Nëpërmjet këtij nënprojekti, sipas një analize paraprake, rezulton se institucionet publike përfitojnë sipërfaqe të konsiderueshme të shtuar ndërtimore të zhvilluar. Pas përfundimit të projektit, ato do të zhvendosen në pronën e zhvilluar, duke nxitur sinergjinë operacionale dhe duke optimizuar shfrytëzimin hapësinor.

Bazuar në këto nevoja, me vendimin VKM 328/2024, Këshilli i Ministrave me aktin e transferimit të disa pronave në pronësi të Korporatës dhe disa pronave të tjera me të drejta zhvillimi, vendosi si kusht për transferimin e pronës plotësimin e nevojave të institucioneve publike sipas termave të marrëveshjeve të bashkëpunimi, terma të cilat ishin baza e hapjes së konkursit të projektimit të projekt-idesë së projektimit pjesë e kësaj procedure konkurruese lidhur me ndërtimin e godinës së Kadastrës Shqiptare, në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një truall rreth 7,500 m2, të vënë në dispozicion nga ASHK (ku ndodhet aktualisht Drejtoria Vendore e ASHK).

Për të mundësuar zhvillimin e godinës së Kadastrës Shqiptare (kushti publik i transferimit të pronës) dhe në mënyrë që institucionet publike të përfitojnë pa kosto 34,000 m2 ndërtim me parametra modernë dhe cilësorë, vihet në dispozicion nga ATP për zhvillim me sipërmarrjen të godinës LIFT Toëer, prona e saj tek rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, rreth 2,357.55 m2.

Kjo pronë ka vlerë të lartë ekonomike për sipërmarrjen dhe si rrjedhim është me interes për t’u zhvilluar” nënvizon KISH.

Si ka dështuar shumica e projekteve të zhvillimit të pronave të shtetit me privatin

Qeveria nisi në vitin 2024 një projekt që synonte të zhvillonte pronat shtetërorë me sektorin privat. Ky i fundit do të financonte projektet dhe Korporata për llogari të shtetit do të përfitonte zyra për institucione të ndryshme  dhe prona të tjera që do të gjeneronin të ardhura.

Deri më sot pak projekte ja kanë dalë të kenë një fitues të finalizuar, shumica prej tyre nuk kanë parë interes nga ana e privatit. Të tillë përveç LIFT Tower ishin projektet e tre stadiumeve në qytete të ndryshme të vendit apo siç ishin procedurat për Bibliotekën Kombëtare që mbetet ende pa një projekt final.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skënder Hitaj zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Artikulli tjetër Aksidentet në Shqipëri: E shtuna, dita më e rrezikshme, e marta më e sigurta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.