Sipas raportit të përvitshëm të punës, Eures, Europa ka nevojë urgjente për profesionistë në 40 sektorë, që nga Saldatorët, Hidraulikët, Drejtues kamionësh të rëndë etj, Mjekët specialist, Mekanike, Profesionistë të infermierisë, Kamerierë, Metalurgë, montues makinerish, Punëtorë në shtrimin e dyshemeve, Punëtorë çatish, Mekanikë të klimatizimit dhe ftohjes, Punëtorë ndërtimi.
Shumica e punëve të kërkuara në të gjithë Bashkimin Europian kanë të bëjnë me ndërtimin dhe degët inxhinierike, kujdesin shëndetësor dhe TIK.
“Ky raport është reflektim i faktit që shumica e të rinjve shqiptarë në 5 vitet e fundit, po zgjedhin degë dhe programe që lidhen me kërkesat aktuale të tregut europian duke shpërfillur nevojat e vendit për profesione, zanate dhe mundësi pune, gjë që pasqyrohet 100% në këtë raport.