Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të mërkurë në revoltën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, nën thirrjet për rrëzimin e Kryeminitrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Tubimit përpara godinës priten ti bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Qytetarët kanë vendosur disa pampers mbi të cilët janë shkruar disa emra që protestuesit i lidhin me figura të mazhorancës dhe zyrtarë të qeverisë. Nga fotografitë e publikuara dallohen mbishkrimet “Hita”, “Gonxhe”, “Zeqineja”, “Bllako”, “Tau Tau Palla”, “Braçe miu” dhe “Ram pisi”.
Duket se qytetarët kanë zgjedhur këtë formë për të ironizuar klasën politike. Protesta e sotme vjen pas tensioneve të një dite më parë përpara Kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.Forcat e rendit ndërhynë për të larguar protestuesit nga bulevardi, me argumentin e lirimit të qarkullimit të automjeteve.
Marrë nga Dosja.al