Disa qytetarë kanë nisur një protestë ditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak se nuk po marrin dot banesat e tyre nga ‘Star Construction’. Banorët kanë kërkuar zgjidhje nga institiucionet shtetërore përgjegjëse në vend, për shkak se edhe pse kanë paguar për apartamentet e tyre, nuk kanë marrë asnjë hyrje deri më tani.
“Tani takimi ishte për çështjen e ushtrisë. Unë i shpreha hallin tim, për këtë erdha nga Gjermania. I shpreha hallin tim, sepse jemi 8 pjesëtarë të familjes që rrim peng i kësaj maskarade. Unë i kam premtuar që do kthehem nga Gjermania. Çështja u mor seriozisht nga kryeministri, më la kontaktin e një këshilltari të tij, më kontaktoi ai dhe shefi i komisaratit numër 2. Mora letrat ca kisha dhe shkova aty në zyrë. Por aty kuptova që ata ishin të pafuqishëm përballë Albert Allmuçës”, tha banori.
“Ne nuk ka pret asnjë instituicion. Këtu po bëjnë ping-pong të gjithë. Edhe këtu ku foli Kryeministri, që tha shkoni te Ministri edhe këtu thanë shkoni në kryeministri. Dhe ne do presim pak këtu, nëse nuk na presin ne do shkojmë në kryeministri. Ne kemi mbetur në dyer gjykatave dhe prokurorisë, policisë, nuk di ti numërojë më. Sa protesta kemi bërë e sa na kanë përcjellur,” tha një banor tjetër.
Marrë nga Dosja.al