Publicisti dhe historiani i njohur gjerman, Rainer Zitelmann ka publikuar një libër “Mbi origjinën e varfërisë dhe pasurisë”.
Në mes të tjerash, autori flet edhe për historinë e Shqipërisë, duke theksuar se vendi kaloi nga një shtet i varfër komunist në një narko-shtet.
Pjesë nga libri janë botuar edhe nga media e njohur britanike CITY AM.
Një mik më dërgoi një mesazh në WhatsApp para se të nisesha për në aeroport: “Mos e lejo veten të të grabisin në shtetin mashtrues të Shqipërisë”.
Në Tiranë, takova Adri Nurellarin, një individ mbresëlënës që formësoi lëvizjen liridashëse në Shqipëri dhe studioi në Londër. Ka qenë këshilltar i Partisë Demokratike në Shqipëri dhe tani këshillon Partinë Demokratike në Kosovë.
Për çështjen e sigurisë dhe krimit, ai shpjegoi se, po, ka një nivel të lartë të krimit në sektorin e drogës. Por pikërisht për shkak se kriminelët mund të fitojnë shuma të mëdha parash nga rritja dhe shitja e drogës, krimi i vogël nuk ia vlen: “Pse të vidhni disa qindra euro nga një turist kur mund të fitoni miliona nga droga ilegale?”
Në darkë pyeta Bjornën, një anëtare e Studentëve për Lirinë, se si e fitojnë jetesën njerëzit këtu. “Vërtet nuk e dini këtë?” ajo më pyeti dhe qeshi, “me kultivimin dhe shitjen e marijuanës”.
Ajo kritikoi kryeministrin shqiptar, i cili e ka kthyer Shqipërinë në një “narkoshtet”. Sigurisht, nuk ka shifra zyrtare, por vendi tani quhet “Kolumbia e Evropës”.
Vlerësimet sugjerojnë se rreth një e treta e gjysmës së prodhimit kombëtar bruto të Shqipërisë vjen nga trafiku i drogës. Sido që të jetë, disa miliardë euro gjenerohen nga trafiku i drogës çdo vit,” shkruan autori.
Marrë nga Syri.net