KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: QSUT ‘Nënë Tereza’, rekord korrupsioni, 35% e fondeve të abuzuara çdo vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > QSUT ‘Nënë Tereza’, rekord korrupsioni, 35% e fondeve të abuzuara çdo vit
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

QSUT ‘Nënë Tereza’, rekord korrupsioni, 35% e fondeve të abuzuara çdo vit

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 11:25 am
132 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është një ndër 5 institucionet e entet publike të konstatuara me rekord korrupsioni dhe vjedhje të fondeve shtetërore të investimeve, ilaçeve, pajisjeve e materialeve mjekësore.

Pas vitit 2005, në këtë qendër spitalore, më e madhja e vendit, kanë qenë 15 drejtorë të emëruar klientelisht nga krerët e PD-së, PS-së, PBDNJ-së, PDK-së e LSI-së, si individë të besuar e të guximshëm për të pranuar, inskenuar, firmosur dhe realizuar vjedhjet e fondeve.

Të 14 ministrat e Shëndetësisë në vitet 2005-2026 jo vetëm kanë lejuar drejtorët e QSUT-së “Nënë Tereza” të firmosin vjedhjet, por u kanë krijuar terren të vjedhin dhe u kanë fshehur dëmet e shkaktuara.

Sipas auditimeve të brendshme të QSUT-së, të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka rezultuar se drejtorët kanë abuzuar me mesatarisht 35% të fondeve të çdo viti.

Abuzimet janë bërë me planifikimin e fondeve të larta limit dhe të kontratave të tenderëve për investimet ndërtimore, blerjen e ilaçeve, furnizimin e depos farmaceutike spitalore, materialeve mjekësore, pajisjeve, mirëmbajtjes e shërbimeve mbështetëse.

Fondet që ka dhënë shteti për QSUT-në “Nënë Tereza” kanë qenë në vlera 35-45 milionë euro për çdo vit gjatë periudhës 2005-2013, kur drejtorë ishin Paskal Cullufi, Mati Pepa, Gjeorgjina Kuli, Ilir Dashi (i ndjerë), Saimir Ivziku e Helidon Bushati.

Ndërsa fondet që ka dhënë shteti për çdo vit gjatë periudhës 2014-2025 kanë qenë 52 milionë euro deri në 100 milionë euro, kur drejtorë të QSUT-së “Nënë Tereza” ishin Ogerta Manastirliu, Enkelejd Joti, Albana Fico, Alma Cani, Donjeta Bali e Florenc Spaho.

Vetëm për vitin 2026, shteti i ka dhënë 139 milionë euro fonde, të cilat janë administruar nga Anxhela Paparizo deri më muajin qershor dhe nga Rudina Degjoni, që vazhdon të jetë në detyrë.

Kohë më të gjatë qëndrimi në drejtimin e QSUT-së “Nënë Tereza” kanë qenë 3 të besuarit e kryeministrit Edi Rama, konkretisht: Ogerta Manastirliu në shtator 2013 – mars 2017; Enkelejd Joti në prill 2017 – nëntor 2021 dhe Albana Fico në dhjetor 2021 – mars 2024, periudhë 11-vjeçare, kur sipas KLSH-së është bërë batërdi me fondet.

Por asnjë prej tyre nuk është prekur nga drejtësia, madje kryeministri Edi Rama i ka emëruar në detyra të tjera: Ogerta Manastirliu, deputete dhe ministre Shëndetësie; Enkelejd Joti, drejtor i RTSH-së dhe prej muajit prill 2023 është Zv/Ministër i Mbrojtjes, ndërsa Albana Fico në Universitetin e Mjekësisë.

Por dhe dy drejtorët Florenc Spaho e Anxhela Paparizo, pas largimit nga drejtimi i QSUT-së “Nënë Tereza”, njëri u emërua drejtor i policisë shtetërore “Illyrian Guard”, ndërsa tjetra u emërua drejtoreshë e Agjencisë së Vetëqeverisjes Vendore në Kryeministri.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA/ Del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare
Artikulli tjetër 68% e bizneseve të drithërave jashtë kontrollit të AKU-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.