KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2025 6:46 pm
197 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Profili për Shqipërinë, i përgatitur nga ekspertë kombëtarë të Rrjetit Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit Mjedisor (Eionet) dhe bazuar në 20 tregues të vendosur nga EEA ose Eurostat, ofron një përmbledhje të tendencave kryesore në tri dimensione: mjedisi dhe klima, ndryshimet sociale-ekonomike, dhe ndryshimi i sistemit të energjisë, mobilitetit dhe ushqimit. Vlerësimi vë në dukje zhvillime pozitive, por edhe sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent.

Shqipëria nënshkroi Deklaratën e Sofjes për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, duke u angazhuar për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Ky angazhim ka filluar tashmë të japë rezultate konkrete, veçanërisht në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Përmes zbatimit të masave të përfshira në strategji dhe plane të lidhura me burimet e rinovueshme të energjisë (BRE), Shqipëria tashmë ka arritur objektivat e BE-së për vitin 2030 për përdorimin e BRE-ve. Në vitin 2023, pjesa e energjisë së rinovueshme arriti në 46.6% të konsumit final, duke tejkaluar objektivin e BE-së prej 42%. Kjo arritje mbështetet kryesisht nga energjia hidrike, ndërsa qeveria po punon për diversifikimin e burimeve përmes biomasës, energjisë diellore dhe asaj të erës. Gjithashtu, vendi ka bërë përparim në reduktimin e konsumit të energjisë.

Në Shqipëri, produktet e naftës dhe drutë e zjarrit mbeten burimet më të rëndësishme të energjisë. Përdorimi i energjisë elektrike është i lartë si në sektorin rezidencial, ashtu edhe në atë të bizneseve, ndërkohë që humbjet në rrjet vazhdojnë të përbëjnë një problem serioz për sistemin energjetik të vendit.

Sektorët që kontribuojnë në konsumin e përgjithshëm të energjisë janë transporti, bujqësia, industria, familjet dhe shërbimet. Ndër ta, sektori i transportit rezulton të jetë konsumatori më i madh i energjisë, i ndjekur nga sektori rezidencial dhe ai industrial.

Të dhënat historike tregojnë se konsumi final i energjisë në Shqipëri ka shënuar një rritje graduale gjatë viteve 2009–2011, ndërsa në vitin 2014 u vu re një rritje e ndjeshme, e nxitur kryesisht nga industria e hekurit dhe çelikut. Aktualisht, sektori rezidencial është përgjegjës për rreth 49% të konsumit total të energjisë elektrike, duke e bërë atë sektorin me peshën më të lartë në përdorimin e energjisë në vend.

Sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2018–2030, konsumi final i energjisë në Shqipëri pritet të arrijë në 3 868 ktoe deri në vitin 2030. Dokumenti parashikon gjithashtu uljen e konsumit final të energjisë me 15.5%, në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian për rritjen e efikasitetit energjetik.

Në periudhën 2021–2023, në Shqipëri është vërejtur një ulje e konsumit të energjisë nga 106.7% në 102.1%, krahasuar me nivelin bazë të vitit 2005  një tregues pozitiv, por ende i pamjaftueshëm për të përmbushur objektivat afatgjata të vendit në fushën e energjisë dhe klimës.

Së fundi, strategjia e mbrojtjes sociale 2024–2030 synon të luftojë varfërinë energjetike duke konsoliduar skemat financiare dhe duke promovuar përdorimin e paneleve diellore në zonat rurale, dhe politikat ekonomike tregojnë se po bëhet përparim drejt tranzicionit të gjelbër në inovacion dhe energji të rinovueshme.

Megjithatë, jo të gjitha lajmet janë inkurajuese. Pavarësisht nga ulja e shkarkimeve të gazeve serë nga sektori i përdorimit të tokës, rritjet e shkarkimeve nga sektorë të tjerë krijojnë një panoramë shqetësuese. Kjo do të thotë që përmbushja e objektivit të përcaktuar në Kontributet e Përcaktuara Kombëtare (NDC) 2021-2030 i cili synon një reduktim të përgjithshëm prej 20.9% të shkarkimeve të gazeve serë deri në vitin 2030 do të jetë e vështirë. Ky objektiv kërkon veprime urgjente dhe të koordinuara në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Si një vend jo-Aneks I në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Shqipëria ka zhvilluar një inventar kombëtar të shkarkimeve antropogjene të gazeve serë (GHG), sipas burimeve dhe heqjeve përmes depozitave natyrore. Ky inventar mbulon periudhën 1990–2019 dhe përfshihet në komunikimet kombëtare të Shqipërisë mbi ndryshimet klimatike.

Bazuar në të dhënat e fituara nga studime të ndryshme mbi ndryshimet klimatike në vend, reshjet vjetore kanë qenë në rënie. Shpërndarja e reshjeve gjatë vitit ka ndryshuar ndjeshëm, duke rezultuar në reshje të dendura gjatë muajve të dimrit dhe periudha të gjata në verë pa reshje. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, në dekadën e fundit janë vërejtur shumë përmbytje. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në veri-perëndim (rajonet e Shkodrës dhe Lezhës). Bazuar në vlerësimet e bëra nga ekspertë të bujqësisë, dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në prodhimin bujqësor në këto rajone arritën rreth 100 milionë dollarë amerikanë.

Të dhënat statistikore të Shqipërisë mbi prodhimtarinë dhe prodhimin bujqësor në dekadat e fundit sugjerojnë se niveli i inputeve (pleh kimik, fara cilësore, pesticide) dhe niveli i modernizimit (ujitje, teknologji korrjeje, etj.) janë rritur me ritme shumë të ulëta në krahasim me ato në shtetet anëtare të BE-së. Në këto kushte, duke marrë parasysh efektet e pritshme të ndryshimeve klimatike në bujqësi, prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë do të humbasë potencialisht midis 800 milionë dhe 900 milionë dollarëve amerikanë të ardhurave nga prodhimi bimor deri në vitin 2050.

Shqipëria ndodhet ende në fazat fillestare të zhvillimit të ekonomisë qarkulluese, një koncept që synon të minimizojë mbetjet dhe të shfrytëzojë në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore. Raporti “Një hartë rrugësh drejt ekonomisë qarkulluese në Shqipëri” vjen si një dokument orientues që synon të udhëheqë vendin në drejtim të politikave të reja, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Qëllimi kryesor i këtij tranzicioni është krijimi i një ekonomie që riciklon, ripërdor dhe rigjeneron, duke u larguar nga modeli tradicional “mer-prodhon-hedh”. Megjithatë, rruga drejt këtij qëllimi mbetet sfiduese. Zbatimi i plotë i parimeve të ekonomisë qarkulluese kërkon përmirësimin e kornizës ligjore në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, përdorimin efektiv të instrumenteve fiskale e ekonomike, si dhe monitorimin e treguesve qarkullues për të matur progresin.

Një tjetër sfidë madhore është miratimi dhe mbështetja e modeleve të ekonomisë qarkulluese, të cilat mund të luajnë një rol kyç në mbylljen e ciklit jetësor të plastikës, me fokus të veçantë në reduktimin e mbetjeve detare që prekin rëndë ekosistemet bregdetare shqiptare.

Të dhënat e fundit tregojnë se produktivititeti i burimeve në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, duke u rritur nga 52 lekë për kilogram në vitin 2016 në 100 lekë për kilogram në vitin 2022. Po gjatë vitit 2022, përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore përfshirë biomasën, mineralet metalike e jometalike, materialet fosile të energjisë dhe mbetjet arriti në rreth 21.4 milionë tonë, një rritje prej 5.7% krahasuar me një vit më parë.

Nga këto, mineralet jometalike përbënin pjesën më të madhe, me 47.4% të totalit, duke reflektuar rëndësinë e sektorit të ndërtimit dhe infrastrukturës në strukturën ekonomike të vendit.

Ndërkohë, ndotja e ajrit mbetet një nga problemet më të mprehta mjedisore në Shqipëri, me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin publik. Qeveria shqiptare ka hartuar disa plane dhe strategji për të reduktuar ndotjen e ajrit, ndër të cilat Strategjia e Cilësisë së Ajrit Mjedisor (2014) synon ta afrojë cilësinë e ajrit me standardet evropiane.

Bazuar në monitorimet e kryera në zonat urbane, transporti rrugor është burimi kryesor i ndotjes, duke gjeneruar nivelet më të larta të dioksidit të azotit (NO₂) dhe grimcave të imta PM₁₀. Sipas inventarit të shkarkimeve për vitin 2022, sasia e grimcave të imëta PM₂.₅ të shkarkuara arriti në 2.21 kilotonë, nga të cilat 80% vinin nga prodhimi i mineraleve jometalike, ndërsa 10.3% nga proceset e djegies në industrinë e ndërtimit.

Megjithatë, vendi ka bërë përparime domethënëse: midis viteve 2005 dhe 2022, shkalla e vdekjeve të parakohshme për shkak të ekspozimit ndaj PM₂.₅ është ulur me 53.7%, falë përmirësimeve graduale në cilësinë e ajrit dhe politikat e transportit. Paralelisht, janë ndërmarrë masa për modernizimin e infrastrukturës rrugore, për rritjen e përdorimit të mjeteve me shkarkime të ulëta, si dhe për nxitjen e automjeteve elektrike dhe hibride, numri i të cilave është në rritje të vazhdueshme. Aktualisht, Shqipëria është në proces të rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit Mjedisor dhe të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit.

 

Marrë nga Klima.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”
Artikulli tjetër Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.