KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti vjetor i SPAK-ut, nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Raporti vjetor i SPAK-ut, nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Raporti vjetor i SPAK-ut, nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 10:35 am
155 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të çështjeve dhe personave nën hetim gjatë vitit 2024.

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë.

Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish-zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve.

Në krye të problematikave që duhen adresuar, SPAK thotë se është “Presioni i jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.”

Po ashtu, në raport si problematikë që duhet adresuar ngrihet edhe kërkesa e kreut të SPAK që prokurorëve të posaçëm t’iu lejohet mundësia e rikandidimit edhe pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar.

“Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK”, thuhet në raport.

SPAK: Kemi sekuestruar 2.8 mld lekë! U konfiskuan 938 mln lekë dhe 27 mln euro

Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 nga SPAK, përllogaritet në vlerën afërsisht prej 65,5 milion euro. Këtu përfshihet vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në kuadër të Ligjit Anti-Mafia, Kodit Penal dhe Aktit Normativ (OFL). Nga totali rreth 36,8 milion euro është vlera e aseteve të konfiskuara dhe rreth 28,7 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara.Në raportin e SPAK për vitin 2024, thuhet se vlera e pasurive të sekuestruara ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2024, prej rreth 47%, konkretisht nga 1.9 miliardë lekë në vitin 2023, në vlerën rreth 2.8 miliardë lekë në vitin 2024.Për sa i përket pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2024, edhe pse evidentohet rënie e numrit të pasurive të konfiskuara, nga ana tjetër evidentohet një rritje e ndjeshme e vlerës në lekë/euro të pasurive të konfiskuara krahasimisht me vitin 202325

Konkretisht vlera e pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2024, është në vlerën rreth 938 milion lekë nga 440 milion lekë që ishte në vitin 2023, dhe 27 milion euro nga rreth 18 milion euro që ishte në vitin 2023.

Sa i përket vlerave të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme gjatë viti 2024, rezulton se rreth 30 milionë euro, ose rreth 45,8% të vlerës totale të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara përgjatë këtij viti, e zënë pasuritë që ju përkasin zyrtarëve të lartë.

SPAK zbardh skemat e pastrimit të parave: Si bandat dhe zyrtarët e korruptuar kamuflojnë ‘eurot e pista’

Nje pjesë të raportit të SPAK e zë skema e pastrimit të parave. SPAK thekson se pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme.

Sipas SPAK përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon një nivel të lartë të sofistikimit të kësaj veprimtarie.

SPAK bën me dije se nga hetimi i veprave penale në kuadër të korrupsionit janë evidentuar disa tipologji të pastrimit të parave si më poshtë:

Pastrimi i parave nëpërmjet kalimit indirekt të fondeve publike:

• Në këtë tipologji, zyrtari publik përdor pozitat e tij drejtuese për të favorizuar një shoqëri tregtare, me qëllim përfitimin e fondeve publike të institucionit që ai drejton. Pas përfitimit të paligjshëm, të ardhurat kalojnë një subjekt privat përfitues tek një tjetër subjekt privat, i cili ka lidhje indirekte me zyrtarin publik. Këto fonde më pas investohen në pasuri të paluajtshme.

Pagimi për punime fiktive dhe investimi në pasuri të paluajtshme:

• Shoqëritë tregtare të ngritura qëllimisht për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet publike, kontrollohen nga zyrtarët publike. Fondet publike, nëpërmjet skemave të pagesave për punime fiktive, nxirren më pas nga sistemi bankar në formën e parave “cash” . Një pjesë tjetër e parave ri-investohet në aktivitetet tregtare të shoqërisë ose në pasuri të paluajtshme, duke e bërë më të vështirë identifikimin e origjinës së paligjshme të parave.

Falsifikimi i dokumenteve:

• Individë të lidhur me skemën korruptive, përdorin dokumente të falsifikuara për të regjistruar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme me ndihmën e zyrtarit publik. Pasuria transferohet më pas në pronësi të një përfituesi tjetër. Ky i fundit e shet/tjetërson, duke e fshehur kështu lidhjen direkte midis zyrtarit publik dhe përfitimit të parregullt por dhe duke legalizuar produktet e veprës penale.

Pastrimi i parave përmes kontratave dhe investimeve:

• Në këto raste përdoret influenca politike për hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve për të favorizuar disa shoqëri tregtare/subjekte private të përfitojnë prona dhe fonde publike në shkelje të ligjit. Më pas këto shoqëri tregtare kanë kryer pagesa për interesa të zyrtarëve publikë ose ju kanë dhënë prona të patundshme me çmime të cilat janë nën vlerën e tregut. Të gjitha këto veprime kryhen për të fshehur veprimet korruptive dhe pastruar produktet e veprave penale përmes transaksioneve të ndryshme që fshehin origjinën e tyre.

Nga trafiku i drogës te komunikimet e bandave në Sky Ecc, SPAK: Identifikohen 16 grupe kriminale

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje lidhur me trafikun e drogës dhe mënyrës si funksionojnë grupet kriminale shqiptare.

Sipas të dhënave, në vend janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.

“Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, prokurorisë, policisë së shtetit, medias dhe botës akademike.  Disa tipare të tjera të veçorive të këtyre grupeve janë përdorimi i komunikimeve të koduara si  ECC dhe pastrimi i parave nëpërmjet kriptovalutave”, thuhet në raportin e SPAK.

Sipas SPAK, këto grupe vijojnë të jenë aktive në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në trafikun e kokainës dhe kanabisit, me një shtrirje të konsiderueshme në disa shtete të Bashkimit Evropian (BE) dhe më gjerë.

Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Në raport thuhet se këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor kryesisht nëpër porteve hyrëse të Gioia Tauro (Itali), Roterdam (Holandë), Antwerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), si dhe nëpërmjet porteve të Durrësit (Shqipëri) dhe Tivarit (Mal i Zi).

Po ashtu, shumë prej eksponentëve kryesorë të këtyre grupeve janë vendosur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përveç trafikut të drogës, raporti i SPAK thekson se grupet kriminale shqiptare janë gjithashtu të përfshira në aktivitetet e kontrabandës së qenieve njerëzore dhe krimit kibernetik.

Ndër të tjera, këto grupe kriminale sipas SPAK, përdorin teknologji të avancuar për të mbajtur komunikimet sekrete, duke aplikuar sisteme të koduara si ECC.

“Administrimi i të dhënave nga  ECC, i kombinuar edhe me prova të tjera, ka mundësuar identifikimin e të paktën 9 prej këtyre grupeve kriminale”, thotë SPAK në raport.

 

Marrë nga Boldnews.al

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Abuzimi me fondet “SASPAC”: SPAK çon për gjykim Ilir Beqajn dhe 11 persona të tjerë
Artikulli tjetër Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje në FB për të votuar Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.