KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rekord në Ballkan/ 11 400 studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rekord në Ballkan/ 11 400 studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë
AnalizeKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Rekord në Ballkan/ 11 400 studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 10:17 am
88 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria ndiqnin studimet e larta jashtë vendit në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat për 32 vende. Italia mbetet destinacioni kryesor, e ndjekur nga Gjermania, Greqia dhe Turqia.

Në vitet e fundit, Gjermania i është afruar Italisë, ndërsa numri i studentëve në Turqi ka rënë lehtë. Studentët shqiptarë rezulojnë më arsimdashësit, teksa numri i tyre është më i larti në gjithë Ballkanin, duke ia kaluar me 28% edhe Serbisë, që ka një popullsi tre herë më të lartë.

Italia kryeson, Gjermania ngushton diferencën

Italia priti 3,561 studentë nga Shqipëria në vitin 2024, ndërsa Gjermania 2,965. Steyi gjerman po bëhet gjithnjë e më i preferuar për studentët shqiptarë. Që nga viti 2021, numri është rritur me rreth 19% në Gjermani, krahasuar me 5% në Itali.

Greqia renditej e treta, me 1,235 studentë, ndërsa Turqia e katërta, me 1,023. Në Turqi, numri i studentëve nga Shqipëria u rrit nga 644 në vitin 2014 në afro 1,150 në vitin 2020. Që atëherë ka rënë gradualisht, por mbetet mbi 1.000.

Pas katër destinacioneve të para renditeshin Franca (579) dhe Austria (530).
Rumania është një tjetër shtet i preferuar për nxënësit shqiptarë, me 291 të tillë, i ndjekur nga Maqedonia e veriut (172), Bullgaria (166), Belgjika (148) dhe Zvicra (142).

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor për studentët në BE

Nga studentët e regjistruar në gjithë Europën, 9.968 studionin në Bashkimin Europian, 4,7% më pak se në vitin 2023. Shqipëria kishte numrin më të lartë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që së bashku kishin rreth 29 mijë studentë në BE.

Pas Shqipërisë renditeshin Serbia me 7.761 studentë, Bosnjë-Hercegovina me 6.080, Maqedonia e Veriut me 2.439, Kosova me 2.020 dhe Mali i Zi me 748.

BE, rekord me 1,65 milionë studentë nga jashtë

Në vitin 2024, 1,65 milionë studentë nga jashtë ndiqnin arsimin e lartë në BE, ose 8,7% e të gjithë studentëve. Rreth 515 mijë vinin nga vende të tjera të BE-së dhe 1,14 milionë nga vende jashtë saj. Sipas njoftimit të Eurostat, numri është rritur çdo vit që prej vitit 2016, kur nisi mbledhja e këtyre të dhënave dhe u regjistruan rreth 1,2 milionë studentë.

Gjermania priti numrin më të madh, me 438.260 studentë nga jashtë, e ndjekur nga Franca me 284.865 dhe Holanda me 176.470. Të tria vendet së bashku pritën 54,5% të totalit. Shifra për Holandën përjashton studentët e doktoraturës ose të niveleve të barasvlershme.

Luksemburgu kishte peshën më të lartë të studentëve nga jashtë në arsimin e vet të lartë, 51,5%, me 4.305 studentë. Pas tij renditeshin Malta (35,6%), Qiproja (21,6%) dhe Austria (20,8%). Peshën më të ulët e kishin Greqia (2,6%), Kroacia (3,5%) dhe Spanja (4,6%).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandal në Kupën e Afrikës, Tunizia braktis fushën pas një penalltie të diskutueshme
Artikulli tjetër Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga rabinët, në Bruksel?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.