KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara
AktualeAnalizeFokusSociale

Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2026 12:03 pm
218 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas 48 orësh reshje intensive shiu, territori i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.

Bora ka krijuar shtresën e parë në qytet, pa shkaktuar probleme serioze në qarkullim.

Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra.

Ndërkohë, reshjet e mëparshme të shiut kanë sjellë vërshime ujërash dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia Kukës, rrugë të bllokuara raportohen në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Janë konstatuar gjithashtu dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë. Rrëshqitje masive dherash dhe inertesh janë evidentuar në disa zona.

Situata më kritike paraqitet në fshatin Malqenë, njësia administrative Ujmisht, ku rrëshqitja e shpatit rrezikon banesën e shtetasit Istref Hoxha. Po ashtu, pranë urës së Koloshit në njësinë administrative Zapod, ka ndodhur shkarja e një masivi të madh shkëmbinjsh dhe inertesh, ndërsa ekipet janë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Në njësinë administrative Surroj, si pasojë e erërave të forta gjatë mbrëmjes së kaluar, është dëmtuar çatia e banesës së shtetasit Riza Lusha.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se po monitorojnë situatën në terren dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e thella malore dhe në akset rrugore të prekura.

 

Marrë nga TCH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Indonezia pushtohet nga zjarret, miliona njerëz të kërcënuar

Situata me zjarret në vend/ 27 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive

Ekzekutohet një 67-vjeçar në Miridtë

IA-ja shtrenjton smartfonët

Kosovë/ Marrëveshja për Presidentin në krizë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vijon problematike situata nga moti i keq në Gjirokastër
Artikulli tjetër Futboll/ Tirana nuk ndalet në merkato, rikthen yllin që e ndihmoi të shpallej kampione

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Pasqyrë” për çmimet teksa Shqipëria paguan si Europa
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shtator, 2026
Si u paraqit Shqipëria si një nga “shtetet destabilizuese” të Malit të Zi
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 2 Shtator, 2026
Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shtator, 2026
Kosovë/ Çfarë ka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 2 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.