KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rinia shqiptare në pritje të një shansi, 49% jashtë tregut të punës dhe arsimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rinia shqiptare në pritje të një shansi, 49% jashtë tregut të punës dhe arsimit
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Rinia shqiptare në pritje të një shansi, 49% jashtë tregut të punës dhe arsimit

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2025 3:35 pm
160 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një realitet sfidues. Rreth 49.4% e të rinjve nuk janë as në punë dhe as duke ndjekur shkollën. Brenda këtij grupi, dallimet mes gjinive janë të dukshme dhe tregojnë sfida specifike për secilën…

Ka një panoramë shqetësuese për të rinjtë shqiptarë të moshës 15-29 vjeç. Sipas INSTAT, gati gjysma e tyre (49.4%) nuk janë as të punësuar dhe as në arsim, sipas të dhënave që u referohen vitit 2023. Kjo kategori, e njohur botërisht si “NEET” (Not in Employment, Education, or Training), tregon sfidat e thella ekonomike dhe sociale me të cilat përballet rinia në Shqipëri.

Me dallime të theksuara gjinore dhe arsye të ndryshme për inaktivitetin, këto të dhëna reflektojnë një mungesë të qartë të programeve dhe politikave që mund të integrojnë këtë grup të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Duke analizuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (60.9% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0%).

Meshkujt e rinj kanë një përqindje më të lartë të papunësisë, me 60.9% që janë të papunë. Përkundër femrave, vetëm 1.9% e meshkujve rezultojnë të dekurajuar dhe 0.2% deklarojnë përgjegjësi familjare.

Përqindja e meshkujve të tjerë inaktivë është 37%, duke treguar një dinamikë të ndryshme nga femrat për arsye të inaktivitetit. Ndër femrat e reja, 39% janë të papuna, ndërsa një përqindje e konsiderueshme (25.3%) deklarojnë se janë të inaktive për shkak të përgjegjësive familjare.

Një tjetër grup i femrave, 33.7%, renditen si të tjera inaktive, duke reflektuar mungesën e përfshirjes së tyre në aktivitete arsimore ose tregun e punës.

Sipas sociologes Marsida Simo, këto shifra ngrenë shqetësime të mëdha për politikëbërjen, duke theksuar nevojën për programe që fuqizojnë pjesëmarrjen e të rinjve, veçanërisht të grave, në tregun e punës dhe arsim.

“Pa masa konkrete për të trajtuar këto sfida, përqindja e të rinjve që mbeten jashtë sistemit arsimor dhe tregut të punës mund të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.”-shprehet ajo.

Sociologia Marsida Simo e cilëson këtë situatë si një “fenomen alarmues që reflekton pasojat e një politike të pamjaftueshme për të rinjtë”. Sipas saj, mungesa e programeve të dedikuara për fuqizimin e të rinjve dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për punësim dhe arsim është rrënja e problemit.

“Femrat, në veçanti, janë të prekura nga normat sociale dhe presionet që lidhen me rolet tradicionale familjare, duke i detyruar ato të mbeten jashtë tregut të punës dhe arsimit. Nga ana tjetër, për meshkujt, mungesa e mundësive dhe dekurajimi nga situata ekonomike krijojnë një hendek të madh në aktivizimin e tyre,” thotë Simo.

Ajo thekson se zgjidhja kërkon një qasje të gjithanshme, duke përfshirë programe të arsimimit profesional, trajnime dhe lehtësira për krijimin e një balance midis jetës profesionale dhe familjare për gratë. “Nëse nuk veprojmë shpejt, kjo gjeneratë e të rinjve rrezikon të mbetet një gjeneratë e humbur,” përfundon ajo.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejtuesi i së djathtës ekstreme në Austri merr mandatin për të formuar qeverinë
Artikulli tjetër Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.