KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rinia shqiptare peng i tranzicionit pa fund
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rinia shqiptare peng i tranzicionit pa fund
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Rinia shqiptare peng i tranzicionit pa fund

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2024 11:15 am
116 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të rinjtë shqiptarë ishin arsyeja që bënë bashkë një grup studiuesish, studentësh e përfaqësues të organizatave në vend për të diskutuar gjetjet e një studimi të kryer nga Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë.

Perceptimet e të rinjve për familjen, arsimin, punësimin, migracionin, kualifikimet profesionale, pjesëmarrjen në politikë si dhe planet për të ardhmen u mblodhën përmes një anketimi të 680 qytetarëve nga mosha 14 deri në 29 vjeç.

Sipas raportit të titulluar “Rinia shqiptare peng i një tranzicioni pa fund“ shumica e të rinjve shqiptarë ndihen të dyzuar për cilësinë e arsimit në vend.

Në çdo dhjetë të rinj, katër prej tyre (40%) shprehen “mesatarisht të kënaqur” për arsimin ndërsa dy-tre (25%) prej tyre “të pakënaqur”.

Diploma e huaj konsiderohet me më tepër vlerë për gjetjen e një vendi pune. Kjo cilësohet ndër arsyet arsyet pse të rinjtë duan të studiojnë jashtë, ndërsa perceptimi për korrupsionin në sistemin arsimor është tejet i lartë.

“Dy ndër tre të rinj shqiptarë besojnë fort se në Shqipëri provimet dhe notat mund të blihen lehtësisht me para dhe ryshfet,” theksohet në gjetjet e raportit.

Gjetjet e anketimit u analizuan nga Geron Kamberi, studiues pranë Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), Alba Çela, drejtore e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) dhe Klodian Gega, psikolog dhe autor i studimeve në fushën e psikologjisë klinike dhe sociale.

Raporti bëhet prej vitit 2018 në nivel rajonal, me qëllim që të merren perceptimet e të rinjve shqiptarë përkundrejt vendeve të tjera. Anketimi është realizuar nga kompania ndërkombëtare IPSO për një periudhë tremujore.

“35% e anketimit u realizuar nëpërmjet intervistimit online dhe 65% është bërë në vend nëpërmjet ballafaqimit të pyetjeve me të rinjtë nga anketuesit,” tha Kamberi.

Sipas drejtueses së fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë, Katharina Hofmann, roli i të rinjve është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e demokracisë, sidomos për situatën që paraqet sot gjendja gjeopolitike botërore.

“Gjithmonë e them që jam pak e shqetësuar për demokracinë në të gjithë botën. Shohim në statistika një ulje të demokracisë dhe shumë regjime autoritare po fitojnë fuqi,” u shpreh Hofmann.

Gjetjet tregojnë se 19% e të rinjve të pyetur janë të papunë dhe në kërkim të një mundësie. Megjithatë një numër i konsiderueshëm i të rinjve që janë të punësuar tregojnë se vendi i tyre i punës nuk përkon me nivelin e arsimit apo profilin e studimeve.

“Për 27.3% të të rinjve puna që bëjnë nuk përkon me profilin dhe degën e tyre të arsimit, ndërkohë që 17% thanë se nuk kishin ndonjë arsim specifik e të profilizuar profesional […] gjë që tregon vështirësitë e sektorit të arsimit për t’iu përgjigjur tregut të punës,” u tha në raport.

Lidhja me partitë politike për të gjetur një vend pune është shqetësim tjetër i ngritur në studim.

“Për të gjetur një vend pune, njohjet me njerëzit në pushtet janë më të rëndësishme sesa aftësitë dhe ekspertiza. Megjithatë, edhe eksperienca e punës jashtë vendit është një aset me vlerë,” vijoi raporti.

Sipas bashkautores Alba Çela arsimi është shqetësimi kryesor i të rinjve në vend. Ajo tha se kjo lidhet edhe me motivacionin për të qëndruar apo për t’u larguar nga vendi.

“Zemra e problemit është a janë të rinjtë të kënaqur me arsimin dhe çfarë perspektive punësimi ka. Kanë shumë pak të bëjnë çështje të tjera kulturore apo të diskriminimit se sa shqetësimi primar që është arsimi dhe jetën që do të ndërtohet në aspektin ekonomik,” tha Çela.

Shqipëria renditet e dyta në rajon sa i takon dëshirës së të rinjve për të emigruar. Sipas autorëve të studimit, në nivel rajoni në krye të vendeve tanimë qëndron Maqedonia e Veriut, mirëpo kjo nuk e zhbën dëshirën në rritje të të rinjve për t’u larguar.

Raporti tregoi se më shumë se një e treta e të rinjve të pyetur kanë dëshirë ta lënë vendin dhe 11% e tyre mendojnë se do të ikin brenda 6 muajve të ardhshëm.

Sipas gjetjeve, më shumë se një e pesta e atyre që dëshirojnë të largohen nuk do të kthehen më në Shqipëri.

Arsyet kryesore që i shtyjnë drejt migrimit të rinjtë janë standardet e jetesës dhe të ardhurat më të larta.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I akuzuar se porositi disa vrasje, Suel Çela ankimon arrestin me burg nga arratia
Artikulli tjetër Superliga mbyll javën e 16-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.