KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rreziku nga fatkeqësitë në Tiranë, Njësia 2 dhe Kashari më të ekspozuarat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rreziku nga fatkeqësitë në Tiranë, Njësia 2 dhe Kashari më të ekspozuarat
AnalizeKryesoreSociale

Rreziku nga fatkeqësitë në Tiranë, Njësia 2 dhe Kashari më të ekspozuarat

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 9:41 am
95 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Njësia 2 në kryeqytet dhe Kashari janë dy njësitë që në rrezikun e kombinuar të fatkeqësive janë ato me ekspozimin më të lartë. Raporti paraprak i Bashkisë së Tiranës që analizon vlerësimin e rreziqeve në nivel vendor merr parasysh të paktën gjashtë rreziqe duke nisur nga ai i përmbytjeve e deri tek rreziku biologjik e teknologjik për të nxjerrë përfundime mbi humbjet dhe ekspozimin rast pas rasti.

Në raport pranohet se kombinimi i të gjithë raporteve me rreziqe specifike si përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret në pyje, sizmik, teknologjik dhe biologjik nxjerr disa zona të ekspozuara në nivele më të mëdha dhe të tjera në nivele dukshëm më të ulëta.

“Sipas analizës krahasuese të njësive administrative për risqet e paraqitura në gjashtë raportet e posaçme, njësia administrative më e ekspozuar ndaj fatkeqësive, referuar aseteve, në territorin e bashkisë janë njësitë administrative Kashar dhe 2, ndërsa ato më pak të ekspozuara janë njësitë administrative Baldushk, Kërrabe, Zall-Bastar.

Ndërsa referuar popullsisë, njësitë administrative më të ekspozuara ndaj fatkeqësive janë njësitë administrative 2&5, ndërsa njësitë më pak të ekspozuara janë: Baldushk, Bërzhitë, Kërrabe, Petrelë, Shëngjergj, Zall-Bastar” thuhet në këtë vlerësim paraprak.

Njësia numër 2 në kryeqytet është më e madhja për nga territori në Bashkinë e Tiranës dhe e dyta për nga popullsia. Ajo përfshin rajone të tilla si depoja e Ujit, Sauk, përreth Senatoriumit, Qyteti Studenti.

Pas një analizë të detajuar për çdo lloj rreziku, vlerësimi konstaton se risqet mbizotëruese në Bashkinë e Tiranës janë risku sizmik dhe ai biologjik, ndërsa risqet me nivel më të ulët janë risku nga zjarret në pyje dhe risku nga përmbytjet. Referuar humbjeve ekonomike risku që prodhon më shumë kosto është risku sizmik, ndjekur nga risku biologjik, risku teknologjik dhe nga rrëshqitjet, ndërsa risku që prodhon koston ekonomike më të ulët është risku nga zjarret në pyje.

Raporti udhëzon që në kuadër të rreziqeve potenciale të merren masa për përballimin e tyre ku së pari është ajo që lidhet me parashikimet e fondeve buxhetore siç përcaktohet edhe në një sërë aktesh ligjore ku bashkitë udhëzohen të fondi 4 për qind i bashkisë të jetë si kontigjencë e kësaj forme. Për shkak të nevojave më të larta kjo mund të kombinohet me mbështetje të donatorëve.

Një tjetër element në uljen e rrezikut është ai për ndërhyrjet infrastrukturore që lehtësojnë akesin në zonat më të thella të Bashkisë Tiranë. Po kështu të bëhet njohja dhe regjistrimi me përparësi i zonave që kanë rrezikun më të madh. Për secilin prej rreziqeve raporti sugjeron masa të ndara të cilat synojnë zbutjen e efekteve potenciale të tij.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, falja presidenciale dhe lidhjet me rolin e Hunter Biden në Burisma
Artikulli tjetër Vizita e Kurtit në Sarajevë, Dodik: Dikush po nxiton të krijojë kaos në Bosnje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.