KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrok dhe Vera Gega me dy dosje nga SPAK, marrin tender për rrugën Bogë-Theth-Razmës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rrok dhe Vera Gega me dy dosje nga SPAK, marrin tender për rrugën Bogë-Theth-Razmës
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Rrok dhe Vera Gega me dy dosje nga SPAK, marrin tender për rrugën Bogë-Theth-Razmës

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 9:30 am
385 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Çifti Rrok dhe Vera Gega, të cilët janë pronarë të firmës “Rroku Guest”, janë shpallur fitues të një tenderi të majmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Institucioni i drejtuar nga Gentian Gjyli ka shpallur në datën 23 prill 2025 fituesin e mirëmbajtjes së rrugëve turistike në qarkun e Shkodrës, rrugë të cilat më shumë qëndrojnë të bllokuara se sa të hapur!

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, fondi i mirëmbajtjes së rrugëve ishte 3.3 milionë euro, teksa synohet që rruga e Bogës, Thethit dhe Razmës të jenë të aksesueshme gjatë gjithë kohës. Por, mirëmbajtja e këtyre segmenteve ka qenë problematike në të kaluarën dhe është dashur ndërhyrja e ushtrisë për zhbllokimin.

Krahas kësaj problematike, ajo që bie në sy në gjithë këtë procedurë është fituesi, firma “Rroku Guest”, një firmë me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme. Sipas informacioneve që disponon redaksia jonë, Rroku dhe Vera janë nën hetim për dy raste, dy tendera të Bashkisë së Tropojës, që i janë dhënë kësaj firme me “mik”. Në njërin rast bashkëpunoi me ish-kryetarin Rexhë Byberi dhe kryetaren e komanduar Zyra Islamaj.

VoxNews hulumtoi dokumentet e tenderit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku në datën 23 prill shpalli firmat BOE “Rroku GUEST” & “DEHA 2010” fitues të një tenderi. Procedura kishte si objekt “kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale (kontratat e mirëmbajtjes), Rajoni Verior Shkodër”.

Bëhet fjalë për lotin 2, mirëmbajtje me performancë rruga “Koplik – Bogë, Bogë – Theth, Dedaj – Razëm” me një gjatësi totale 67.3 km. Vlera totale e tenderit ishte 329 milionë lekë. Ofertën më të ulët e kishte bashkimi i operatorëve ekonomikë “NDERTUESI 2014” & “VARAKU E” me vlerë 243 milionë lekë.

Ndërkohë, BOE “Rroku GUEST” & “DEHA 2010” ofruan 247 milionë dhe çuditërisht u shpallën edhe fitues. ARRSH-ja vendosi kritere të veçanta, me pikëzim, duke i dhënë më shumë pikë këtyre firmave, të cilat mposhtën konkurrentët.

Pak muaj më parë, në mars të vitit 2024, SPAK nisi hetimet për një tender për rikonstruksionin e disa urave në zonën e Tropojës. SPAK ka regjistruar një dosje penale me Nr.47, ku janë ngritur dyshime të forta se kompania “Rroku Guest” ka kryer punime fiktive. Hetimi ka nisur në muajin shkurt 2024, ndërsa SPAK ka kërkuar nga zyrtarët e bashkisë Tropojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me procedurat e një tenderi publik me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash në bashkinë Tropojë”.

Bashkia e këtij qyteti ka shpenzuar një shumë prej 145 milion lekë të vjetra, të cilat janë arkëtuar në llogarinë bankare të kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”. Pagesa është kryer nga ana e Bashkisë Tropojë në 29 janar 2024, ndërsa regjistrimi i faturës së shitjes është kryer në 29 dhjetor 2023. Firma “Rroku Guest” është një firmë ndërtimi që ka fituar dhjetëra tendera publikë në disa bashki të zonës së veriut. Kompania administrohet tashmë nga Verë Gega, por për shkak të problemeve me drejtësinë pasi ai u dënua për mashtrim me faturat fiktive, “Rroku Guest” i kaloi me kontratë dhurimi bashkëshortes së tij, Verë Gega.

Ndërkohë, sërish “Rroku Guest” ka një dosje të dytë në SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Kanë nisur hetimet ndaj zonjës Islamaj, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, të Tropojës. Islamaj, duke shpërdoruar detyrën, vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën. Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasuritë e paluajtshme dominojnë kreditimin, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe
Artikulli tjetër I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD, në Fier

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.