KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa do t’i kushtonte ekonomisë shqiptare një ditë grevë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sa do t’i kushtonte ekonomisë shqiptare një ditë grevë?
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Sa do t’i kushtonte ekonomisë shqiptare një ditë grevë?

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 12:48 pm
229 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një ditë grevë e përgjithshme, në të cilën ndërpret punën 20% e fuqisë punëtore, mund t’i kushtojë ekonomisë shqiptare rreth 15 milionë euro, sipas një përllogaritjeje orientuese të bazuar në metodologjinë e përdorur nga Euronews për ekonomitë europiane. Ndërkohë, në Gjermani humbjet e mundshme arrijnë në 2.5 miliardë euro në ditë, ndërsa në Francë në 1.6 miliardë euro.

Nëse e njëjta metodologji do të zbatohej edhe për Shqipërinë, duke marrë si referencë një Prodhim të Brendshëm Bruto vjetor prej rreth 27 miliardë eurosh, rezulton se ekonomia shqiptare prodhon mesatarisht rreth 74 milionë euro në ditë. Në skenarin teorik ku 20% e aktivitetit ekonomik ditor ndërpritet për shkak të një greve, humbja e mundshme do të ishte rreth 15 milionë euro.

Kjo shifër nuk përfaqëson një humbje reale të regjistruar në Shqipëri, por një simulim ekonomik për të kuptuar ndikimin që mund të ketë një ndërprerje e gjerë e punës. Gjithashtu, vlera përfundimtare do të varej nga sektorët që përfshihen në grevë, kohëzgjatja dhe mundësia për të rikuperuar aktivitetin e ndërprerë.

Analiza e publikuar nga Euronews tregon se grevat e përgjithshme mund të shkaktojnë kosto të konsiderueshme për ekonomitë europiane, veçanërisht kur përfshijnë transportin, industrinë, shërbimet publike dhe sektorë të tjerë me rëndësi për aktivitetin ekonomik.

Gjermania humbet 2.5 miliardë euro në ditë, Franca 1.6 miliardë

Sipas përllogaritjeve të Euronews, të mbështetura në të dhënat e Eurostat për vitin 2025, Gjermania është vendi europian që do të përballonte humbjen më të madhe në vlerë absolute nga një ditë greve e përgjithshme.

Në skenarin e analizuar, ku një në pesë punonjës ndërpret punën dhe humbet rreth një e pesta e prodhimit ekonomik ditor, kostot e mundshme janë: Gjermania: 2.5 miliardë euro; Franca: 1.6 miliardë euro; Italia: 1.2 miliardë euro; Spanja: 930 milionë euro; Belgjika: 350 milionë euro; Portugalia: 170 milionë euro; Shqipëria: rreth 15 milionë euro, sipas përllogaritjes orientuese me të njëjtën metodologji.

Diferencat e mëdha ndërmjet vendeve lidhen kryesisht me madhësinë e ekonomive. Një ndërprerje e aktivitetit në Gjermani, ekonominë më të madhe të Europës, ka një ndikim shumë më të lartë në vlerë monetare sesa në ekonomitë e vogla.

Megjithatë, një humbje më e ulët në euro nuk nënkupton domosdoshmërisht një ndikim më të vogël ekonomik në raport me madhësinë e vendit.

Europa përballet me një valë grevash

Analiza publikohet në një periudhë kur disa vende europiane po përballen me protesta dhe greva për pagat, kostot e jetesës, strehimin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Në Spanjë, dy sindikatat më të mëdha, CCOO dhe UGT, kanë thirrur një grevë të përgjithshme 24-orëshe për 11 nëntorin, e para e organizuar bashkërisht prej tyre që nga viti 2012.

Franca zhvilloi një ditë kombëtare grevash dhe protestash më 5 nëntor, ndërsa në Itali sindikata CGIL ka paralajmëruar një grevë të përgjithshme për 20 nëntorin. Edhe në Belgjikë janë paralajmëruar ndërprerje të punës gjatë javës së 23 nëntorit.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Europian të Sindikatave (ETUI), viti 2025 mund të ketë qenë viti me aktivitetin më të lartë të grevave në Bashkimin Europian që prej vitit 1991.

 

Marrë nga Eureonews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat
Artikulli tjetër Studentëve protestues do u ofrohen këshilla ligjore falas online

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.