KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Samiti “paralizon” Tiranën, policia publikon masat për 16 Majin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Samiti “paralizon” Tiranën, policia publikon masat për 16 Majin
AktualeFokusKryesoreSociale

Samiti “paralizon” Tiranën, policia publikon masat për 16 Majin

Përditësimi i fundit: 13 Maj, 2025 2:04 pm
261 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet më 16 maj në Tiranë. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, ka bërë me dije të gjitha masat e marra në funksion të garantimit të sigurisë së delegacioneve dhe qytetarëve, duke paralajmëruar bllokime të rrugëve dhe kufizime të qarkullimit në disa zona të kryeqytetit.

Policia e Shtetit ka parashikuar një sërë bllokimesh dhe devijimesh të qarkullimit, si dhe ndalime të parkimeve në disa rrugë kryesore të kryeqytetit.

Sipas Jaupajt, në datën 16 maj, nga ora 06:00 deri në orën 18:00, do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë:

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rrugën “Papa Gjon Pali II”

Rrugën “Ismail Qemali”
Rrugën “Mustafa Matohiti”

Rrugën “Ibrahim Rugova”

Rrugën “Myslym Shyri”

Rrugën “Abdi Toptani”

Rrugën “George W. Bush”

Sheshin “Skënderbej” dhe segmentet përreth

Gjithashtu, më datat 14, 15 dhe 16 maj, në varësi të lëvizjes së delegacioneve, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit në akset që lidhin aeroportin me Tiranën, si dhe në rrugët që lidhin hotelet ku do të akomodohen delegacionet me vendin e zhvillimit të samitit.

Policia e Shtetit njofton se do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në zonat e sipërpërmendura, si dhe në zonat rreth hoteleve:

“Marriott”, “Plaza”, “Tirana International”, “Rogner”, “MAK Albania”, “Hilton Garden Inn”, “Radisson Blu”, “Xheko Imperial”, “Ark Hotel”, “Holiday Inn” dhe “Diplomat 1”.

Po ashtu, do të ketë ndalim të hyrje-daljeve në garazhe në zonat e bllokuara, ndërsa të gjitha mjetet që do të konstatohet se janë parkuar në kundërshtim me planin e masave, do të tërhiqen nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.

Në deklaratën e tij, Jaupi tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin lëvizjet në zonat e bllokuara gjatë datës 16 maj.

“Ftojmë qytetarët të kufizojnë lëvizjet me automjete në zonat që do të jenë të bllokuara dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë. Këto masa janë të domosdoshme për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar”, tha ai.
Samiti i Komunitetit Politik Europian pritet të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave, ndërsa pjesëmarrës do të jenë dhjetëra liderë nga vendet e Europës dhe rajonit. Masat e sigurisë do të jenë maksimale dhe do të përfshijnë angazhimin e qindra efektivëve të rendit, FNSH-së, RENEA-s dhe Gardës së Republikës.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra
Artikulli tjetër Çfarë pritet nga bisedimet, në Turqi për luftën Rusi-Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.