KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie
AnalizeFinanceKryesoreRajoniSociale

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 1:02 pm
308 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër shpenzimet buxhetore në raport me PBB për pagesat e pensioneve janë në trend rënës pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve arritën në 7.4 për qind të PBB-së vitin e kaluar një nivel i ngjashëm me 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 2014.

Teksa shpenzimet buxhetore për sigurimet shoqërore si pjesë e PBB-së shënuan rënie, numri i përfituesve në skemë u rrit me 20% ndërmjet 2014 dhe 2023.

Nga rreth 4,8 % e PBB-së në fillim të tranzicionit, shpenzimet buxhetore për skemën publike të pensioneve arritën në 6 % të PBB-së në fillim të viteve 2000, për të shënuar një ngjitje graduale pas 2010-ës, duke kapur 7 % në 2013 e më pas kulmin prej rreth 8,1 % në 2020, kur pandemia rriti faturën e pensioneve dhe përfitimeve të përkohshme. Pesha ka zbritur lehtë deri në rreth 7,4–7,5 % të PBB-së në 2023-2024. ( shiko grafikun më poshtë).

Shpenzimet e Shqipërisë për skemën e pensioneve në raport me PBB-në janë shumë më të ulëta se në vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor. Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, te gjitha vendet e tjera shpenzojnë më shumë se 10% të PBB-së të tyre për pagesën e pensioneve.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme, por ende të moderuar të shpenzimeve për sigurimet shoqërore krahasuar me fqinjët. Nga njëra anë qeveria e ka një avantazh për më shumë qëndrueshmëri fiskale, por nga ana tjetër pagesat e ulëta të përfitimeve sociale nuk janë të favorshme për një treg pune që po zbrazet nga emigracioni dhe po plaket me shpejtësi.

Këtë vit Bosnjë-Hercegovinë (FBiH) zbatoi formulën ligjore të indeksimit bazuar në inflacion dhe rritje të PBB-së, duke rrit pensionet me 4,49 % në 2025.

Gjatë këtij viti Kosova aplikoi rritjen më të madhe te pensioneve me 20 %.

Mali Zi vendosi që në 2025 asnjë pensionit të mos përfitojë më pak se 450 euro në muaj.

Maqedonia e Veriut kaloi nga indeksimi në një shtesë fikse, duke lehtësuar pensionet e ulëta dhe mesatare.

Serbia po jep pensionin e 13 duke ndarë ne shtesa të barabarta mujore për të ruajtur fuqinë blerëse deri në rritjen e radhës sipas modelit zviceran.

Në Shqipëri indeksimi i fundit 4,1 për qind ishte në tetor 2024), teksa qeveria ka shpërndare bonus të njëhershme sa 25 për qind e pensionit mesatar këtë vit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rënia e euros “fundos” exportet dhe nxit importet
Artikulli tjetër Kush do të shkojë në “paradën e Ditës së Fitores së Putinit”?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.