KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, autokracia ku njerëzit largohen dhe kullat ngrihen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shqipëria, autokracia ku njerëzit largohen dhe kullat ngrihen
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria, autokracia ku njerëzit largohen dhe kullat ngrihen

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2025 10:59 pm
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gazetarja e mirënjohur Lucia Tozzi i ka kushtuar një artikull betonizimit masiv të Tiranës, ku merr në shqyrtim gratacielat boshe dhe qindra kantierët e ndërtimit që kanë pushtuar kryeqytetin shqiptar.

Në një shkrim për revistën Lucy Sulla Cultura, e multimedias së njohur Domani, Lucia Tozzi sjell vëmendjen te uzurpimi i hapësirave publike dhe të gjelbërta për të ndërtuar gratacielat masive nga Edi Rama dhe miqtë e tij arkitektë, duke përmendur këtu edhe marrëdhënien e tij me Stefano Boerin, i cili është aktualisht nën hetim për afera në urbanizimin e Milanos dhe që qëndron pas Projektit Pylli Vertikal. Artikulli në mënyrë ironike titullohet “Tirana, është e ardhmja e Milanos”, duke vlerësuar se transformimi i Tiranës mund të tregojë shumë për të ardhmen e metropolit italian, duke marrë shembull hetimin masiv të planifikimit urban në Milano.

Gazetarja italiane vë në dukje se të rinjtë në Shqipëri po largohen në masë nga vendi në kërkim të një jete më të mirë, dhe Kryeministri Edi Rama injoron problemin dhe vazhdon të derdhë miliona metra kub beton në kryeqytet.#

Lucy Sulla Cultura: “Tirana, dhe Shqipëria në tërësi, po humbasin banorë: popullsia totale sot arrin në pak mbi 2.3 milionë (një e treta më pak se kulmi i saj) dhe po plaket në mënyrë dramatike, ndërsa të rinjtë vazhdojnë të ikin jashtë vendit në kërkim të standardeve më të mira të jetesës.

E megjithatë, në vend që të ndryshojë politikat e tij, ai vazhdon të postojë video të vetes duke përqafuar të fuqishmit e botës dhe duke derdhur miliona metra kub beton gjithnjë e më të shtrenjtë në kopshtet që dikur ishin të mbushura me njerëz në Tiranë. Parku përreth liqenit në jug të qytetit është i rrethuar nga kantiere ndërtimi aktuale dhe të ardhshme, sepse brigjet ujore dhe pamja e parkut, siç dihet mirë, rrisin vlerat e pronave: dhe kështu ja ku janë blloqe kullash si Lake View, Grand Park View, Lake Diamond Tower dhe Tirana Rocks.”

Gazetarja Tozzi deklaron se autokracia e Ramës është joshëse për udhëheqësit italianë, pasi ai është në gjendje të shkelë rregullat me lehtësi për të favorizuar interesat e grupeve të pasurive të paluajtshme dhe të biznesit.

Lehtësia me të cilën ai mund t’i përkulë rregullat për të favorizuar interesat e grupeve të pasurive të paluajtshme dhe të biznesit që e mbështesin është një pikë referimi në sytë e tyre, të paktën për sa kohë që ai është në gjendje të kontrollojë imazhin e tij kombëtar dhe ndërkombëtar, i mbështetur nga artistët dhe arkitektët që i bashkohen oborrit të tij. Rezultati material i kësaj lirie për të qeverisur është skllavërimi i njerëzve dhe hapësirave: qyteti bëhet vertikal dhe rritet me shpejtësi, por pa banorë. Zbrazet dhe polarizohet, duke humbur të gjithë kujtesën e vetes dhe vetë aftësinë për të ngjallur dëshirën. Duket si një shkretëtirë, por me ngjyra.

Artikulli përmend edhe Kryebashkiakun Erion Veliaj, ku ndalet te shembja e Teatrit Kombëtar dhe fakti se ai sot është i burgosur.

Prej javësh, mediat në Itali kanë ngritur alarmin për pastrimin masiv të parave në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, alarm që është ngritur edhe nga autoritetet italiane të sigurisë, kryesisht Antimafia.

Në themel të betonit në Shqipëri janë ngarkesat e kokainës që grupet shqiptare trafikojnë nga Amerika Latine në vendet e BE-së, teksa shumë prej këtyre grupeve tashmë janë goditur nga partnerët.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria e fundit në Europë për pastërtinë e plazheve
Artikulli tjetër ‘Modeli ‘Shqipëri’ është një sulm ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.