KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e zhurmshme tejkalon normat e OBSH-së, në çdo qytet, ditën dhe natën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shqipëria e zhurmshme tejkalon normat e OBSH-së, në çdo qytet, ditën dhe natën
KryesoreOpinionSociale

Shqipëria e zhurmshme tejkalon normat e OBSH-së, në çdo qytet, ditën dhe natën

Përditësimi i fundit: 5 Shtator, 2024 12:45 pm
111 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit. Matjet në terren, në një pjesë të mirë të qyteteve në vend, tregojnë se ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën. Një raport i fundit i institucioneve nënvizon se zhurmat po bëhen një shqetësim serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë.

“Monitorimi i zhurmave ditën kryhet nga ora 06:00 deri në orën 23:00 ku me të dhënat e monitoruara në këtë periudhë llogariten LAeq ditën për çdo stacion dhe LAeq ditën për qytetet e monitoruara. Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën, siç duket dhe nga grafiku i mësipërm vërejmë se kemi tejkalimin të normës ditën (që është 55 dB) në të gjitha qytetet.

Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 17.9%, Shkodër 15.01%, Vlorës 14.18%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Beratit” thuhet në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që i referohet matjeve të bëra nga janari në dhjetor 2023. Treguesit ndryshojnë pak në renditje kur matjet bëhen për orarin e natës që sipas AKM kryhen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Sipas raportit bazuar në të dhënat e monitoruara natën vërehet se tejkalimin më të lartë të normës natën (që është 45 dB) kemi në të gjitha qytetet. Niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 21.75%, Tiranës me 21.15% dhe Shkodrës me 18.57% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Korçës.

Sipas AKM në të gjitha qytetet e monitoruara nga viti 2018-2023 kemi tejkalim të standardit për LAeq ditën. Ndërsa natën vërehet se në qytetet e Beratit dhe Kukësit nuk kanë tejkalim të standardit LAeq/Natën për vitin 2023.

“Ndikimi kryesor në rritjen e nivelit të zhurmave në qytetet e monitoruara është vlerësuar fluksi i madh i automjeteve. Gjendja motorike e automjeteve në qarkullim dhe mosha e vjetër e tyre, sjellin uljen e parametrave optimale të certifikatës teknike të automjetit, lidhur me emetimin e zhurmës, boritë e automjeteve ku drejtuesit e të cilëve u bien pa kriter.

Gjatë natës, zhurma mjedisore duke filluar në nivelet LAeq në 45 dB mund të shkaktojë efekte negative në gjumë të tilla si lëvizjet e trupit, zgjimet, shqetësimet, si dhe efektet në sistemin kardiovaskular që bëhen të dukshme mbi 55 dB. Zhurmat po bëhen një shqetësim gjithmonë e më serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë”, vlerëson AKM.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Debate për shqipen në Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetër Maduro i shpall Krishtlindjet, në tetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.