KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon

Përditësimi i fundit: 10 Mars, 2025 11:45 am
112 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinjë për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të pasigurte (pa kontrata). Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) që operon në ombrellën e BE, vërejti në një studim fundit se punësimi pa kontrata është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe sidomos në punonjësit mbi 55 vjeç ku një e treta e tyre nuk e kanë një të tillë.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi pa kontratë në vendin tonë në të gjitha grupmoshat është më i lartë se në vendet e tjera të rajonit. P.sh. nga të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç që janë punë 16% e tyre nuk kanë kontrata, niveli më i lartë rajonal. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, punësimi pa kontratë në këtë grupmoshë është maksimumi 14% në Bosnjë  dhe minimumi 5% në Serbi, teksa në BE është 3%.

Në grupmoshën 34-44 vjeç, 17% e të punësuarve janë pa kontratë, në grupmoshën 44-54 vjeç 18%, teksa puna pa kontratë arrin kulmin në grup-moshën 55-64 vjeç me 33%. Punësimi pa kontratë është i pranishëm më shumë te punonjësit e rinj, ata me kualifikim të ulët, ose punonjës me profesione elementare. Ndërtimi, tregtia, akomodimi, shërbimet ushqimore dhe bujqësia janë sektorët me përqindjen më të lartë të punonjësve pa kontrata.

Përqindja e punonjësve që punojnë pa kontratë është më e përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor se sa në BE. Gjithashtu incidenca e punësimit informal është e lartë mes punonjësve më të moshuar (mosha 55–64) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi, në kontrast me grup moshat e tjera. Në Shqipëri, 33% e punonjësve pa kontratë në  moshën 55–64 vjeç raportuan se punojnë në sektorë si ndërtimi, apo tregtia.

Lloji i kontratave ndikon në mënyrë të konsiderueshme në pasigurinë në punë. Në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, gjysma e punonjësve kanë frikë se do të humbasin punën në vitin e ardhshëm.

Pasiguria në punë është veçanërisht më e lartë mes atyre me kontrata të përkohshme ose pa kontratë, një model që mund të vërehet në të gjitha ekonomitë në zhvillim. Punonjësit më të frikësuar për humbjen e vendit të punës janë të rinjtë dhe ata me një nivel të ulët ose mesatar të arsimit. Nga ana tjetër punonjësit në sektorin publik, ata në arsim dhe shërbime shëndetësore, aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, ose transport ndihen më pak të shqetësuar për humbjen e punës se sa ata që punojnë në sektorë të tjerë.

ETF përllogarit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që do të thotë se vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj. Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetë-konsum.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e ‘Smart City’-t
Artikulli tjetër Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.