KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ngjitet në vendin e 25-të në botë për barazinë gjinore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria ngjitet në vendin e 25-të në botë për barazinë gjinore
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria ngjitet në vendin e 25-të në botë për barazinë gjinore

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2026 9:12 am
18 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gratë në Shqipëri janë më pranë burrave në ekonomi, arsim, shëndet dhe përfaqësim politik, por hendeku gjinor ende nuk është mbyllur plotësisht.

Shqipëria ka mbyllur 77.5% të hendekut gjinor dhe në vitin 2026 renditet në vendin e 25-të në botë, nga vendi i 36-të një vit më parë. Rezultati është përmirësuar me 1.2 pikë përqindje, ndërsa pozicioni në renditje është rritur me 11 vende.

Raporti u publikua nga Indeksi i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), i cili mat diferencat mes grave dhe burrave në katër fusha: pjesëmarrjen dhe mundësitë ekonomike, arsimin, shëndetin dhe mbijetesën dhe fuqizimin politik. Rezultati 1 përfaqëson barazi të plotë, ndaj rezultati 0.775 i Shqipërisë do të thotë se vendi ka mbyllur 77.5% të hendekut të matur nga indeksi.

Shqipëria në krye të Ballkanit Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka rezultatin më të lartë ndër ekonomitë e rajonit të përfshira në indeks. Serbia renditet e 39-ta në botë me rezultat 0.754, Bosnjë-Hercegovina e 62-ta me 0.723, Mali i Zi e 74-ta me 0.715 dhe Maqedonia e Veriut e 82-ta me 0.709.

Ndryshimi është veçanërisht i dukshëm në raport me Serbinë. Ndërsa Shqipëria është ngjitur me 11 vende në renditjen globale, Serbia ka zbritur 13 vende, nga e 26-ta në të 39-tën. Në klasifikimin europian, Shqipëria renditet e 16-ta nga 40 ekonomi, pas Sllovenisë dhe para Zvicrës. Në krye të Europës janë Islanda, Finlanda dhe Norvegjia.

Ekonomia është pika më e fortë, sidomos pagat e profesionistëve

Një nga rezultatet më të larta të Shqipërisë është në pjesëmarrjen dhe mundësitë ekonomike, ku vendi ka mbyllur 79.9% të hendekut dhe renditet i 12-ti në botë. Shqipëria renditet e para në botë për barazinë e pagave për punë të ngjashme dhe për përfaqësimin e grave në profesionet profesionale dhe teknike.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se gjatë viteve të fundit gratë në pozicionet drejtuese janë paguar më shumë sesa meshkujt. Për grup profesionin Drejtues administrativë dhe komercialë.

Në vitin 2025 gratë paguheshin 232 mijë lekë kundrejt 214 mijë lekëve për burrat, pra rreth 8% më shumë. Për profesionin Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë gratë u paguan 126 mijë lekë në 2025-n, 9% më shumë se burrat.

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Global, në arsim, hendeku është mbyllur në 96.2%, ndërsa në shëndet dhe mbijetesë në 96.5%. Megjithatë, në fuqizimin politik diferenca është dukshëm më e madhe: Shqipëria ka mbyllur 37.3% të hendekut dhe renditet e 28-ta në botë.

Brenda këtij komponenti, rezultati për gratë në parlament është 52.2%, ndërsa për gratë në pozicione ministrore 85.7%. Përfaqësimi në parlament dhe në nivelet drejtuese mbetet kështu një nga fushat ku ka ende diferenca të rëndësishme.

Europa kryeson renditjen globale

Në nivel rajonal, Europa është në vendin e parë në botë, me 75.7% të hendekut gjinor të mbyllur në vitin 2026. Krahasuar me vitin 2006, rezultati i rajonit është përmirësuar me 7 pikë përqindje. WEF vlerëson se, me ritmin aktual, Europës do t’i duheshin rreth 70 vjet për të arritur barazi të plotë.

Në dhjetëshen e parë globale dominojnë ekonomitë europiane. Islanda kryeson me 93% të hendekut të mbyllur, e ndjekur nga Finlanda me 87.2% dhe Norvegjia me 85.7%.

Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Gjermania dhe Irlanda. Europa ka arritur nivele shumë të larta në arsim dhe shëndetësi, ndërsa pjesa më e madhe e hendekut të mbetur lidhet me ekonominë dhe sidomos përfaqësimin politik. Në vitin 2026, rajoni ka mbyllur 99.5% të hendekut në arsim dhe 96.9% në shëndet e mbijetesë.

Në botë, hendeku mbyllet ngadalë

Raporti i vitit 2026 përfshin 145 ekonomi dhe tregon se në nivel global është mbyllur 69.2% e hendekut gjinor. Në kampionin e njëjtë të ekonomive të krahasueshme me vitin e kaluar, përmirësimi ishte 0.4 pikë përqindje. Megjithatë, asnjë ekonomi nuk ka arritur ende barazi të plotë.

Fushat ku bota është më pranë barazisë janë shëndeti dhe mbijetesa, me 96.2% të hendekut të mbyllur, dhe arsimi, me 96.9%. Ndërkohë, hendeku është shumë më i madh në pjesëmarrjen ekonomike, ku janë mbyllur 61.7% e diferencave, dhe veçanërisht në fuqizimin politik, me vetëm 22.1%.

Sipas WEF, nëse ritmi i përparimit të dy dekadave të fundit vazhdon, do të duhen rreth 120 vjet për të arritur barazi të plotë gjinore në nivel global. Ndërkohë, në 20 vitet e fundit, rezultati global është përmirësuar me 5.2 pikë përqindje në kampionin e 97 ekonomive që janë përfshirë në të gjitha edicionet që nga viti 2006.

Islanda mbetet ekonomia me rezultatin më të lartë, me 93%, dhe është e vetmja që ka mbyllur më shumë se 90% të hendekut. Në anën tjetër, hendeku ekonomik dhe ai politik vazhdojnë të jenë pengesat kryesore globale për arritjen e barazisë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete
Artikulli tjetër Kuvendi i rrethuar sot me efektivë dhe protestues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.