KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria po kthehet në azil
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria po kthehet në azil
AnalizeKryesoreSociale

Shqipëria po kthehet në azil

Përditësimi i fundit: 16 Shkurt, 2026 9:12 am
227 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.

Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania. Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65 vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65 vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune. Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.

Për shkak të krizës demografike Shqipëria ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.

Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.

Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.

Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.

Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po injorohen nismat ligjore të opozitës në Kuvend?
Artikulli tjetër Administrimi i pasurive të krimit, prova që vendos shtetin në provë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.