KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 12:11 pm
25 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur se tepërmi gjatë këtij viti, teksa në vendet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë rënie.

Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Shqipëri, 92,1% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, nga 86,6% një vit më parë. Mesatarja e gjashtë vendeve të rajonit ra nga 81% në vitin 2025 në 76,5% në vitin 2026, duke e zgjeruar diferencën me Shqipërinë me rajonin në 15,6 pikë përqindjeje.

Në vitin 2026, 36% e të pyeturve në Shqipëri e cilësuan korrupsionin “shumë të përhapur”, nga 28% në vitin 2025. Ndërkohë, përqindja e atyre që e quajnë “mjaft të përhapur” ra lehtë, nga 58% në 56%.

U ngushtua edhe grupi që e sheh korrupsionin si dukuri të rrallë. Në vitin 2025, rreth 13% e të anketuarve në Shqipëri e konsideronin mjaft ose shumë të rrallë. Në anketën e fundit, kjo përqindje zbriti në 6,7%. Në rajon, 16,8% e të anketuarve e cilësuan korrupsionin mjaft ose shumë të rrallë, rreth dy herë e gjysmë më shumë se në Shqipëri.

Në vitin 2023, 86,8% e të anketuarve në Shqipëri e konsideronin korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, vetëm 1,4 pikë përqindjeje mbi mesataren rajonale. Një vit më pas, treguesi në Shqipëri u ngjit në 91,2%, për të zbritur në 86,6% në 2025. Rritja e fundit e çoi në nivelin më të lartë të periudhës 2023–2026.

Në të njëjtën periudhë, mesatarja rajonale ka rënë çdo vit, nga 85,4% në vitin 2023 në 82,8% në vitin 2024, dhe 76,5% në 2026. Edhe te përgjigjja “shumë i përhapur”, diferenca mes Shqipërisë dhe rajonit është ngushtuar ndjeshëm. Në vitin 2025, këtë përgjigje e dhanë 28% në Shqipëri dhe 40% në rajon.

Sipas SecuriMeter 2026, 61% e të anketuarve në Shqipëri thanë se ata ose një anëtar i familjes kishin bërë një pagesë shtesë, kishin dhënë një dhuratë me vlerë ose kishin bërë një donacion në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit, kundrejt 27,4% në rajon. Po ashtu, 63% e të pyeturve në Shqipëri mendojnë se institucionet publike nuk i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë, kundrejt 51,6% në rajon.

Rreziku i favorizimit lidhet edhe me mënyrën si jepen kontratat publike dhe si zgjidhen çështjet e pronësisë. Sipas Komisionit Europian, gati një në katër tenderë në Shqipëri në vitin 2025 u dha me një ofertues të vetëm, çka kufizon mundësinë për të krahasuar çmimet dhe kushtet. Në Kadastër, pasiguria mbi titujt e pronësisë dhe vonesat në legalizime i lënë qytetarët dhe bizneset në pritje të vendimeve administrative, duke krijuar hapësirë për ndërmjetësim informal dhe trajtim preferencial.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet e ushqimeve në Shqipëri, u rritën 5 herë më shumë se në BE
Artikulli tjetër Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.